• |
ide | kryesore

Batistuta në telashe, denoncohet në Argjentinë: ish-sulmuesi mbrohet e sjell prova

-Instant, Sport
batistuta



Probleme për qendërsulmuesin e madh të Fiorentinës, mes viteve 90 dhe 2000, Gabriel Omar Batistuta. Ish-sulmuesi në fakt është denoncuar për kushtet e punëtorëve që punojnë në pronat e tij në Santa Fè. “Një situatë e pështirë,” akuzoi José Voytenco, sekretar i përgjithshëm i Unionit Argjentinas të Punëtorëve Rural (UATRE).

Me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, të publikuar pak orë më vonë, Batigol i është përgjigjur pikë për pikë akuzave të bëra ndaj tij. Argjentinasi ka dhënë prova të detajuara për kushtet e personave që punojnë për të.

AKUZA

“Ka patur një denoncim anonim që paralajmëronte për mungesë standardesh në një fushë që është në pronësi të z. Gabriel Batistuta”, shpjegoi sindikalisti në radio La Red. “Kështu u bë një inspektim dhe u bë e mundur verifikimi i asaj që është thënë. Kishte punëtorë në situatë shfrytëzuese, të paguar keq dhe në kushte të mjerueshme. Fillimisht na tërhoqi vëmendjen pamundësia për të hyrë në fusha. Ishte një gjë shumë e vështirë dhe më pas ajo që pamë ishte skandaloze. Shtatë punëtorë jetonin në banesa të pasigurta, me ditë pune më të gjata se tetë orët e përcaktuara. Nuk paguheshin jashtë orarit, nuk ishin të punësuar, nuk kishin rroba të përshtatshme pune dhe disa kishin aftësi të kufizuara”.

REPLIKA E GABRIEL BATISTUTA

Përgjigja e ish-qendërsulmuesit argjentinas nuk vonoi. Ai publikoi disa foto të fushës së tij “El Bati”, 126 mijë hektarë në provincën e Santa Fe: “Këto janë 35 shtëpitë e përdorura nga personeli ynë ruralë dhe familjet e tyre. Ne ndërtojmë një shtëpi në vit. Ne kemi investuar në shkollë, rrugë, energji elektrike dhe panele diellore. Punëtorët tanë punësohen sipas ligjit të LMD dhe statutit të punëtorëve rural”.

Në një postim tjetër, ku saktëson se fotot e publikuara i referohen ditës së sotme, ai shtoi: “Ne respektojmë marrëveshjet sindikale. Kemi një mjek pune dhe një të diplomuar për higjienë dhe siguri në punë në mënyrë të përhershme, për të kontrolluar kushtet e gjithë uzinës”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *