• |
ide | kryesore

Flamurtari denoncon në polici delegatin e FSHF-së: Bujar Pregja akuzohet për nxitje të dhunës

F1, Sport
Pregja



Nxitje të dhunës, prishje të rendit publik e fyerje të tifozerisë vlonjate. Me këto akuza klubi i futbollit Flamurtari ka denoncuar në polici zyrtarin e FSHF-së Bujar Pregja. Ky i fundit ishte delegat i ndeshjes që u luajt ditën e diel mes Flamurtarit e Korabit. Drejtori i klubit vlonjat Alfred Ferko ka konfirmuar se denoncimi është kryer menjëherë pas ndeshjes.

Sipas kuqezinjve, zyrtari Pregja ka kryer veprime fyese ndaj tifozerisë vlonjate, çka çoi edhe në këtë hap të klubit. Sipas asaj që sqaron Ferko “është e papranueshme një veprim i tillë, i cili mund të çojë deri edhe në situata më të rënda apo edhe përhapje të dhunës”. Veprime të tilla, konstaton Flamurtari, aq më shumë të një zyrtari të FSHF-së sjellin deri edhe dhunë në stadiume.

Lexo më tejDhunë ndaj kundërshtarit dhe arbitrit, 4 ndeshje pezullim: dënohet Oliveira i Flamurtarit e dy lojtarë të Veleçikut

Klubi vlonjat është i pari që ndërmerr një hap të tillë dhe, sipas Ferkos, një veprim i tillë duhet që të ndërgjegjësojë edhe klubet e tjerë të veprojnë unanimisht për të mos lënë që të përsëriten situata të tilla në stadiume. Drejtori i klubit Alfred Ferko ka premtuar se klubi do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje: “KF Flamurtari është i qetë në veprimet që kryen dhe nuk ka frikë se mund të kthehen në pasoja për vetë klubin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *