• |
ide | kryesore

Dhunë ndaj kundërshtarit dhe arbitrit, 4 ndeshje pezullim: dënohet Oliveira i Flamurtarit e dy lojtarë të Veleçikut

-Instant, Sport
Oliveira



Futbollisti i Flamurtarit Souza De Oliveira Odaildo nuk do të jetë për katër ndeshje në dispozicion të teknikut Emiliano Çela. Braziliani e ekzagjeroi me agresivitetin e treguar ndaj kundërshtarëve, në Kategorinë e Parë. Kështu, Disiplina, me motivacionin “për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë” e ka dënuar Oliveira me katër ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Të njëjtin fat ka pësuar edhe dy lojtarët e Veleçikut, Besard Cokaj e Redmir Lopci. Për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, të dy janë dënuar me nga 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Vendimi është marrë në bazë të nenit 14/1/j të KDE.

Nuk kanë munguar gjobat e rënda. Kështu, Apolonia duhet të paguajë 100.000 lekë për mos marrjen e masave paraprake të sigurisë. Më keq e ka pësuar Vora. Për hedhjen e sendeve nga tifozët, dukeshkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, klubi është gjobitur me 200.000 lekë dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa spektatorë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

FK Apolonia e pëson për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes. Në bazë të neneve 17/1/b, 17/1/c dhe 17/1/e të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
KF Vora e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes. Në bazë të neneve 3/b, 17/2/a, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, e pëson për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë. Në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KSSH Veleçiku, Besard Cokaj, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KSSH Veleçiku, Redmir Lopci, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Gojardo Xeka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Besëlidhja, Klejdi Dibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *