• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Argjentinë, shembet fusha: vendimi i bujshëm i arbitrit Yael Falcón Pérez

-Instant, Sport, Video
Yael Falcón Pérez



E bujshme ajo që ndodhi në Kupën e Argjentinës gjatë ndeshjes mes San Lorenzo dhe Platense, e vlefshme për 32 më të mirat e turneut. Sfida përfundoi me rezultatin 0-0 dhe kërkoi penalltitë. Pikërisht, gjatë goditjes së 11 metërshave ndodhi një episod i paparë (ose pothuajse) në futboll, që çoi në vendimin e pabesueshëm të arbitrit Yael Falcón Pérez.

Seria nga pika e bardhë nisi me penalltinë e realizuar nga Platense. Më pas nga 11 metrat shfaqet Ljuan, goditja e të cilit përfundoi mbi traversë. Një gabim i përcaktuar edhe nga shembja e fushës pranë pikës së bardhë. Në fakt, në momentin e goditjes, fusha u zhyt duke ndikuar në konkluzion.

Lexo më tej: Video/ Festë në Monumental, River Plate kampion i Argjentinës: atmosferë e paharrueshme në stadium

VENDIMI I ARBITRIT

Një episod i bujshëm, pas të cilit arbitri debatoi për disa minuta me ndihmësit e tij. Më pas vendimi i vetëm i Yael Falcón Pérez: ndërrimi i portave. Pavarësisht disavantazhit fillestar, pjesa tjetër e goditjeve të penalltive më pas bënë që San Lorenzo të triumfojë, duke arritur kështu në raundin e 1/16 të Copa Argentina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *