• |
ide | kryesore

Trafikuan nga Greqia 107 vepra arti, vihen në pranga dy persona në Fier

Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shtetit grek, për t’i shitur në Shqipëri.  Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera” janë arrestuar dy persona, 51 vjeç dhe 57 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro.

Ndërkaq, u sekuestrua furgoni me të cilin ata transportonin veprat nga shtetit grek në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *