• |
ide | kryesore

“Serbia në prag të luftës civile”, kandidati i Vuçiç jep alarmin

Arkiva, Lajme, Të fundit
“Serbia në prag të luftës civile”, kandidati i Vuçiç jep alarmin



Aleksandar Shapic, kandidati i partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç për bashkinë e Beogradit deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile.

Pohimi tronditës i tij erdhi pas njoftimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim.

“Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një lufte civile. Për këtë arsye, i kërkoj të mos e bëjnë, sepse neve lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Është nxitje për konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, u shpreh ai.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Ai pretendon se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u sollën për të mbështetur listën e Partisë Përparitare Serbe (SNS).

“Janë sjellë njerëz edhe nga Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova”, thonë drejtues të tij. Kjo çoi në ndryshimin e vullnetit elektoral të votuesve, prandaj koalicioni kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd, përsëritjen e votimit dhe pastrimin e listave zgjedhore.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet e opozitës për zgjedhjet parlamentare. Beogradi ka rreth 1.4 milionë votues me të drejtë vote, që është afërsisht sa një e katërta e totalit të elektoratit në Serbi.



6 Comments

  1. Ukrainasit i thonë deputetit se do të hiqnin dorë nga shtetësia për të shmangur rekrutim
    Rreth 74% e burrave dhe 65% e grave thanë se do të zgjidhnin të dorëzonin pasaportat e tyre në sondazhet e Facebook.

    1. Po ti dorezojne cfar i pengon? Po te duan mund dhe te shkojne te kerkojne azil ne Rusi. Jam i sigurte qe Putini do i presi krah hapur.

  2. Te njejten gje ben edhe vellai I Vucicit Edvin mavija; I vjedh zgjedjet duke paguar me nga nje these me mjell pensionistet ,duke intimiduar votuesit,duke ushtruar dhune te te punesuarit ne shtet ,te mesuesit ,doktoret,inferimieret etc!

  3. O filo rusi 18:16. Për çar flitet këtu e çfarë poston ti. A je në rregull nga trutë?? Ça i bërë Ukrainasit ti, shqiptarë delë që ulin b….n e që nuk kanë as ndjenjën më të vogël se ç’është atdheu. Facebook paska nxjerrë këtë sondazh!!! Është e kundërta or qyq!! Pastaj thuaj ndonjë gjë për temën e lajmit.

  4. Ishalla te ndodhi.

    Tju qihen robt gjithe moterqirave serve.

    Rrace robqire qe patet fat qe nuk u zhduket ne 2 luftra boterore.

    Ku ta gjejme te kete lufte civile mes jush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *