• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish votimi i Këshillit të Sigurimit për rezolutën për Gazën

Lajme, Të fundit



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri votimin për një projekt-rezolutë për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, thanë të burime diplomatike.

Shtyrja për të premten erdhi edhe pse Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kundërshtuar një sërë propozimesh gjatë hartimit të rezolutës, lanë të kuptohet se mund ta mbështesin atë në formën aktuale. Projekt-propozimi i fundit bën thirrje për “hapa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen humanitare të sigurt dhe pa pengesa, si dhe për krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, por nuk parashikon një përfundim të menjëhershëm të tyre.

Ambasadorja amrikane në OKB Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve se “nëse rezoluta hidhet për votim siç është, atëherë mund ta mbështesim”. Ajo mohoi që projekt-rezoluta të ishte dobësuar. “Projekt-rezoluta është shumë e fortë dhe mbështetet plotësisht nga grupi i vendeve arabe”, tha ajo. Ecejaket diplomatike në Kombet e Bashkuara në Manhattan, që bënë që votimi të shtyhet disa herë këtë javë, vjen ndërsa kushtet në Gazë janë përkeqësuar dhe numri i viktimave është rritur.

“Mesa duket SHBA ka përfituar maksimalisht nga dëshira e anëtarëve të tjerë të Këshillit për të shmangur një veto. Por varianti i fundit duket shumë më i dobët,” tha analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Richard Gowan. Projekt-rezoluta që është ndryshuar në disa drejtime kyçe për të siguruar kompromis, kërkon nga të gjitha palët që “të lejojnë dhe lehtësojnë përdorimin e të gjitha rrugëve për në dhe në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë kalimet kufitare… për ndihmën humanitare.”

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh po mundohen prej ditësh të gjejnë gjuhën e përbashkët për rezolutën.



3 Comments

  1. LIRIJA TE DREJTAT NJERZORE PER KOHEN ,NJE TRAGJEDI E MBYTUR NGA INTERESAT,,KURSE E VERTETA ,,TREGUESI ME FAKTE ,,DHE SISTEM FUNKSIONI QE JOVETEM PO SFIDON POR PO PERMBYS INTERESAT thotë:

    TASHME ME MENDIME FJAL VEPRA ANGAZHOHUNI KU DHE SI TE DESHIRONI, ,NJE GJE ESHTE E SIGURT ME MENDIME FJAL VEPRA ,SE VETEM E VERTETA KA TREGUESIT ME TE QARTE QE SJELL GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES SHPETIM PAQE SHPETIM , PER QENJEN NJERZORE, RRUGET TJERA JAN KAOS HUMBJE VETZHGENJIM ,NDESHKIM PER AKTOR DHE AUTOR SI SHKAKTARE TE PARE ,TE SE KEQES POR PERFSHIHEN HIPOKRITET DYFTYRESHIT , TE GJITH SI NJEREZ KEMI PERGJEGJSI PER ZHVILLIMET NE TOK PER KESHILLIM PER MIR DHE NDALIM NGA E KEQA KU MOSREFLEKTIMI DUHUR NE KOHEM MENYREN FORMEN E DUHUR NA BEN BASHKFAJTOR DHE DEMTUES TE VETES, E NDALUARA PREJ ZOTIT BOTNAVE NUK ESHTE KRIJUAR TI THEMI E LEJUAR NE KRIJESAT E ZOTIT MALLERISHEM ,PERDERI SA KU KA NJE KRIJIM ME SISTEM FUNKSIONAL QE TE NA BINDET ,NEVE SIPAS DESHIRES PA RREGULL MAS, TASHME TE GJITH KEMI ARRITUR SI NJEREZ TE SHOHIM PREKIM SHIJOJME RENDIMENTIN E ANGAZHIMEVE TONA NE PADREJTESI TE HIPOKRIZIS ,DYFTYRESISE ME LUFTRA SHKATRRIM URREJTJE HAKMARRJE, MUNGESA PROBLEME ZHGENJIME ,KAOS NDESHKIM EKSTREM ,NE CDE KENDVESHTRIM , GJITHCKA QE NEVE NUK E DESHIROJME PER VETEN TON , POR QE SHERBIMIN JA KEMI BERE ,NESE NUK DESHIROJME TE GJITH TE MOS ARRIJME FUNDIN E TMERRSHEM KAPITAL ,LE TUA RESPEKTOJME EDHE TJEREVE GJITHCKA DUAM PER VETE,,SEPSE FAKTET RALITETI PO TREGON QE NUK JA HOLLI ASKUSH ASKUJT ME SHUM SE VETES VET ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *