• |
ide | kryesore

Plas arma edhe në Kamëz, qëllohet ndaj dy personave

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë, Gjirokastër, Shkodra, Rodonit, Kamëz, Bruz, Ardian, Durrës, Lezhë



Një 33-vjeçar ka hapur zjarr ndaj dy personave të tjerë ditën e sotme në Kamëz dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar makina tip “Golf” i shtetasi J. K, të dyshuar për të shtënat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Detaje nga policia: 

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *