• |
ide | kryesore

Arrestohet “skifteri” shqiptar në Spanjë, 10 grabitje në një muaj

Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanjë



Policia spanjolle ka zbuluar te paktën 10 grabitje të ndodhura muajin e fundit në zonën e Sopelas dhe ka vënë në pranga një shtetas shqiptar. Hetimi mbetet i hapur për shkak të mundësisë që i arrestuari të jetë i përfshirë në ngjarje të ngjashme në Uribe Kosta dhe Mungia. Gjithashtu, vijojnë kërkimet për një person të dytë të përfshirë, i cili tashmë është identifikuar.

Një patrullë e policisë lokale nga Sopelana kapi një makinë të parkuar në një stacion autobusi. Kur te dyshuarit do të hynin brenda, efektivët e Policisë Bashkiake i ndaluan dhe arritën të arrestonin njërin prej tyre. Në të njëjtin moment, hajdutët po iknin pasi kishin sulmuar shtëpinë e tyre të fundit në lagjen Moreaga të Sopelanës. Brenda mjetit u gjet një sharrë radiale, kaçavida, doreza dhe sende të tjera të përdorura për grabitje.

Gjithashtu, në banesën ku tashmë banonin i arrestuari dhe shoqëruesi i tij, u krye kontrolli gjyqësor dhe u sekuestruan objekte të ndryshme, origjina e të cilave po hetohet.

Hetimi mbetet i hapur për zbardhjen e grabitjeve të tjera të ndodhura në zonë.



1 Comment

  1. Skifter e qujn ni kriminel qe terorizon njez te pa fajshem,Shqiperia prodhon hajdut,kriminela te ndryshem,drogaxhi.90% te popllit jon te tille per fat te keq.!sot europa burgjet plote hajdut shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *