• |
ide | kryesore

Dyshime për abuzime me fondet e huaja, zbardhen detajet nga kontrolli i banesës së Beqajt

Lajme, Të fundit
sterilizimit, Beqaj



Me një vendim të datës 27 dhjetor të firmosur nga gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj, është ushtruar kontroll në shtëpinë e Ilir Beqaj, ish ministër Shëndetësie, si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAK.

Kontrollet janë urdhëruar pas dyshimeve të forta për abuzime me fondet e huaja, ku në përgjime janë kapur disa nga bashkëpunëtorët e tij, çka ka çuar SPAK deri në vendimin për të ushtruar kontroll në banesat e tyre, ku janë marrë dokumente, kompjuterë, si dhe celularët e tyre për të zbërthyer komunikimet mes palëve.

Burimet konfirmojnë se bashkëpunëtorët e Beqajt, janë mbajtur nën përgjim dhe vëzhgim kohët e fundit, sikurse dhe vetë ish-ministri i cili u largua nga drejtimi i agjencisë SASPAK, pasi gjykata caktoi masën e sigurisë për të detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, nën dyshimet për shpërdorimin detyre në lidhje me koncesionin 100 mln eurosh të sterilizimit.

Hetimi i ri, i çelur nga SPAK, është duke u zhvilluar për korrupsion, abuzime me tenderat dhe lidhje të Beqajt me kompaninë farmaceutike “Delta Pharma”, si dhe favorizim të saj gjatë kohës që ishte ministër shëndetësie.



8 Comments

    1. Po sikur te gjatet nuk vjedhin, na ka thene i ndrituri.
      E ka pas fjalen jo lek xhepi.
      Kur vjedhin te gjatet, vjedhin miliona.
      Ku kushedi i gjati fare sa e ka zullumin!

    1. Po gjith Shqiperia e din qe farmacitë Dit Nate jan te Beqes. Aman i doli varaku edhe psedoreformes. Show must go on

  1. Hetimi i Beqes po hapërdahet tek Sterilizimi dhe farmacitë me qëllim që të lihet në harresë hetimi dhe të mbyllet pa zhurmë dosja e Check-up që është kryevjedhja në shëndetësi.
    Check-up është vjedhje e pastër dhe spektakolare me letra, mbush letra fiktive kot dhe merr para. Janë me mijëra e mijëra njerëz që me letra kanë bërë check- up çdo vit kur në fakt mund ta kenë bërë vetëm një herë, ose hiç fare.

  2. Ky ka mundësi të bëhet kokë turku nga kupola mafioze dhe të përdoret pastaj si parrulle zgjedhore… “Ja dhe ne socialistet e dënojmë korrupsionin në rradhët tona, prandaj mos na quani të njëanshëm apo bëjmë gjueti shtrigash ndaj opozitës! Ne jemi për drejtësi.”

    Hi syve dhe te na shesin sapunin për djath…. Kurrë s’do ketë drejtësi nën pushtetin kriminel të mafias së kuqe.

    Ndjekja “penale” ndaj Berishës (Metës më vonë) është proçes i pastër politik.

  3. doktori nuk ka pasur mëshirë, e ka quajtur hajdut Fatos Nanon, duke përmendur madje se ka vjedhur 10 milion euro, edhe pse euro ka hyrë si monedhë 10 vjet më pas, por edhe se Fatos Nano nuk ka 17 kulla të marrë nga një vendim qeveritar siç ka ndodhur me klubin Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *