• |
ide | kryesore

Vajza e Paul Walker konfirmon ndarjen pas aludimeve

Paparazzi, Slider


Meadow Walker dhe Louis Thornton-Allan po i japin fund martesës së tyre.

Ish-çifti e bëri njoftimin në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale të mërkurën, duke e quajtur ndarjen një “vendim të përbashkët”.

“Deklaratë nga ne të dy”, nisi mesazhi i vajzës së të ndjerit Paul Walker. “Pas tre viteve të mrekullueshme të martesës, ne kemi marrxë vendimin  për t’u ndarë miqësisht. Ky është me të vërtetë një vendim i përbashkët dhe sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi. Ne ruajmë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin.”

Meadow, 25 vjeç dhe Thornton-Allan, 26 vjeç, u martuan në tetor 2021 me një dasmë buzë plazhit në Republikën Domenikane. Aktorët e Fast & Furious, Vin Diesel dhe Jordana Brewster, ishin mes të pranishmëve. Në fakt, ishte Diesel ai që  e shoqëroi drejt altarit Meadow.

Dyshka konfirmuan publikisht romancën e tyre në korrik 2021 dhe shpallën fejesën e tyre një muaj më vonë. Në fillim të këtij viti, Thornton-Allan ishte në krah të gruas së tij në premierën e Fast X teksa ajo i bëri homazhe babait të saj.

“Gjithmonë kam menduar të nderoj babanë tim [në një film Fast] vetëm sepse është një pjesë kaq e madhe e jetës së tij dhe jetës sime,” tha akppër ET në maj. “Por unë po prisja momentin e duhur. Doja të ishte diçka super e vogël dhe e thjeshtë. E di, këtë do të dëshironte babai im. Babai im ishte gjithmonë i përulur, shumë i thjeshtë. Unë lashë gjurmën time të vogël dhe këtë mund ta ndaj gjithmonë me të.”/Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *