• |
ide | kryesore

GJKKO vendos sot ‘fatin’ e Sali Berishës

Lajme, Të fundit
sali, Berisha



Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë së kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Seanca për caktimin e masës ndaj Berishës është shtyrë tre herë, ndërsa sot pritet që të nisë në orën 12:00.



9 Comments

  1. Një zyrtare zgjedhore në shtetin e Meinit në SHBA vendosi të heqë emrin e Donald Trump nga fleta e votimit.

    Por veprimi shkaktoi shumë zemërim, pasi nëse në rastin e Kolorados, ishte Gjykata e Lartë që mori një vendim, këtë herë ishte thjesht një zyrtare e quajtur Shenna Bellows.

    Ajo është zyrtarja më e lartë zgjedhore për këtë shtet dhe vendosi ta heqë emrin e Trump nga fleta e votimit duke theksuar se ai është i përfshirë në trazirat e janarit 2021 në Kapitol.

    Por republikanët thonë se ky është një precedent i rrezikshëm, pasi çdo zyrtar zgjedhor republikan mund të heqë emrin e Joe Biden nga fleta e votimit.

    Shenna Bellows thotë se është një zyrtare e paanshme.

    Megjithatë, mediat amerikane thonë se ajo ka marrë donacione të shumta nga biznesmenët e majtë.

    Që në fushatën e parë federale, ajo mori donacione nga e bija e Soros, Andrea.

    Soros është një kundërshtar i hapur i zotit Trump dhe është zotuar që në vitin 2024, të bëjë gjithçka për të mos lejuar rikthimin e tij në pushtet.

    1. Ndërsa në Halen-shqipëri, një kurvë me emrin irena gjoka do të bëjë të njëjtën gjë me Berishën!

  2. Gazeta e madhe amerikane, Boston Herald, publikoi një shkrim të autorit Peter Lucas, ku thuhet se Sali Berisha është njësoj si Donald Trump.

    Autori shkruan se Berishën kërkojnë ta burgosin si Trump, vetëm që kundërshtarët e tyre politikë të kenë rrugën e lirë në zgjedhje.

    LEXO EDHE:
    Gazeta e madhe amerikane: Berishën duan ta burgosin si Trump, sa më shumë e lufton Rama, aq më i fortë bëhet ai

    Por në shkrim përmendet edhe afera Rama-McGonigal dhe ndikimi i Soros në drejtësi.

    “Në të njëjtën kohë, parlamenti shqiptar ka refuzuar krijimin e një komisioni për të hetuar Ramën për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë të turpëruar të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

    McGonigal, një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që akuzohet për një krim, u dënua me katër vjet burg në fillim të këtij muaji pasi u deklarua fajtor për komplot për pastrimin e parave në lidhje me një skemë sanksionesh të oligarkëve rusë.

    McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur 225 mijë dollarë pagesa nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare që jetonte në Nju Xhersi.

    McGonigal, i cili u bë mashtrues, bëri disa udhëtime të paraportuara në Shqipëri, ku korrupsioni politik dhe pastrimi i parave janë të shfrenuara, në vitin 2017 dhe 2018 i shoqëruar nga agjenti shqiptar.

    Ai u takua fshehurazi me Ramën në Tiranë në vitin 2017, ku dyshohet se u diskutua për licencat e shpimit në fushat e naftës. McGonigal madje i dhuroi Ramës një kapele bejsbolli të FBI-së, të cilën pa dyshim Rama e ka zhdukur deri tani.

    Ndërsa lidhja Rama-McGonigal bëri bujë në Tiranë pas arrestimit të McGonigal dhe tani me dënimin e tij, Rama ka mundur t’i bëjë ballë stuhisë, duke adoptuar një sjellje të tipit: Kush është ky McGonigal?

    Megjithatë, ai ka pranuar takimin me McGonigal, por ka mohuar çdo keqbërje. Ai gjithashtu ka shmangur me sukses çdo hetim për marrëdhënien e tyre.

    Ai ka mbështetje të fortë nga ambasada e SHBA në Tiranë, ish-ambasadorja e së cilës bëri fushatë për Ramën në zgjedhjet e fundit. Ai gjithashtu ka mbështetjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, Departamenti i Shtetit i të cilit e shpalli më herët Berishën ‘persona non grata’ lidhur me akuzat e paparalajmëruara për korrupsion, të bëra tetë vjet pasi Berisha u largua nga detyra.

    Berisha pretendon se Blinken e përndoqi për shkak të kritikave të tij prej kohësh ndaj George Soros, i cili po i bën sistemit të drejtësisë shqiptare, atë që i ka bërë sistemit të drejtësisë në SHBA. Familja Blinken ka lidhje të ngushtë me miliarderin Soros.

    Ndryshe nga SHBA, Shqipëria nuk ka në plan të kërkojë llogari ndaj Ramës për marrëdhëniet e tij sekrete me McGonigal,” thuhet në shkrim.

  3. 10 ‘ARRITJET’ e (keq)qeverisjes te vitit 2023
    11:18, 30/12/2023
    A+
    Aa
    A-

    Nga Dorian Teliti

    1️⃣Rinia dhe shtresa e mesme braktisin masivisht vendin. Qeveria nuk publikon të dhënat paraprake të Censusit, mesa duket të dhënat janë shumë shqetësuese.

    LEXO EDHE:
    Gazeta e madhe amerikane: Berishën duan ta burgosin si Trump, sa më shumë e lufton Rama, aq më i fortë bëhet ai

    2️⃣Pazari me Portin e Durrësit, faturën qindra milionë euro të portit të ri do e paguajnë shqiptarët me taksat e tyre.

    3️⃣Legalizimi i kanabisit.

    4️⃣Braktisja dhe falimentimi i shumë prodhuesve eksportues si pasoje e rënies së euros. Mijëra vende pune u mbyllen brenda pak muajve.

    5️⃣Cmimet e ushqimeve u rritën me ritme dyshifrore, shtresat me të ardhura të ulëta më të goditurat.

    6️⃣Buxheti i qeverise qendrore dhe buxheti i bashkisë Tirane miratohen pa debat dhe pa transparence brenda pak minutave.

    7️⃣Rriten taksat për këdo, përfshirë këtu profesionistët e lirë.

    8️⃣Rriten faturat shumë milionëshe për PPP-të (ndonëse disa prej tyre janë në SPAK), vendimet e gjykatave ndërkombëtare, abuzimet dhe vjedhjet e konstatuara nga KLSH.

    9️⃣Braktisja ndaj fermerit vendas me subvencione minimaliste (të fundit në rajon) dhe pezullim të skemës Ipard.

    🔟Ulje e ndjeshme e numrit të nxënësve dhe studentëve të regjistruar ne sistemin parauniversitar dhe universitar.

  4. O duman i spakut te partisë ne aleance me amerikanet sorriane, lereni te qete babain e kombit, mos e coni shqiperine ne lufte civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *