• |
ide | kryesore

Vritet brutalisht emigranti në Selanik

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik.

Sipas medieve greke ai është vrarë me thikë dhe u gjet me plagë në gjoks e lëndime në kokë.

Sipas informacioneve, burri është pikasur rreth orës 9 të mëngjesit në hyrje të stadiumit nga një shtetas kalimtar i cili ka njoftuar policinë.

Nga informacionet paraprake duket se viktima ishte një emigrant i cili ishte strehuar në dhomën e zhveshjes së stadiumit pasi nuk banonte në strukturën e emigrantëve të zonës që ndodhej në afërsi të vendit të vrasjes.

Sipas banorëve vendas, burri kishte qëndruar atje për dy vitet e fundit dhe ishte i njohur në fshat.

Hetimet paraprake po kryhen nga punonjës policie të Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *