• |
ide | kryesore

Tentoi të dilte nga Shqipëria, arrestohet 27-vjeçari në Morinë

Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi është konstatuar se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Sipas asaj që njofton policia arrestimi është bërë i mundur si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane ku pas arrestimit pritet ekstradimi drejt vendit fqinj të 27-vjeçarit, Lirim Arifaj banues në Istog të Kosovës.

Ndërkohë bëhet e ditur se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *