• |
ide | kryesore

Çështja Partizani/ Berisha publikon raportin: Dosja u montua me urdhër të Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një raport mbi çështjen Partizani, për të cilën ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se me anë të raportit që është krijuar, zbulohet e vërteta e arrestimit të tij, të cilin e Berisha e quan politik.

Nga Sali Berisha:

Të dashur miq, cilido që është i interesuar për të vërtetën e arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha, mund të lexojë në këtë raport (gjeni link në fund) të vërtetën me dokumente zyrtare të fshehura nga prokurorët politik, mercenarë se dosja Partizani është piramidë mashtrimi e bazuar në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës me datë 01/12/2020.

Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës në stilin e vjetër të Sigurimit të Shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumente zyrtare që faktojnë se nga alfa tek omega në këtë dosje nuk ka asnjë shkelje ligjore, nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësojë Sali Berishën dhe Prof. Jamarbër Malltezi.

Sikundër nga dhjetëra punonjës të qeverive të djathta dhe të majta që nga viti 1995 deri në vitin 2009 kanë firmat e tyre në dokumentet e kësaj dosje, nuk janë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar strikt ligjin.

Në të gjithë procesin e njohjes, kthimit të pronës tek pronarët e ligjshëm dhe privatizimit të objekteve të ndërtuara mbi pronën e tyre nuk ekziston asnjë vendim i firmosur nga Sali Berisha dhe asnjë dëshmi e ndonjë punonjësi se ka pasur presion prej tij.

Në këtë proces, shteti nuk ka pësuar asnjë dëm qindra pronarë të ligjshëm ndër të cilët edhe Prof. Malltezi kanë marrë pronën e tyre të konfiskuar 60 vite më parë nga diktatura komuniste.

Nga vitet 2006 në vitet 2012 në sajë të reformave të qeverisë rreth 510 mijë pronarë të ligjshëm morën me kthim ose kompensim 1.577.400.000 m2, Malltezi njëri prej tyre ka marrë 410 m2 tokë të trashëguar nga familja e tij.

Masat e sigurisë arresti në shtëpi dhe heqja e të drejtës së komunikimit të liderit të opozitës Sali Berisha si person në hetim i papyetur asnjëherë rendit Shqipërinë me Rusinë e Putinit, Ugandën e Musevinit, Iranin e Ajetullahëve dhe Mianmarin e juntës ushtarake.

Me këto masa Edi Rama dëshmon se është bir i denjë i babait të tij Kristaq Rama, i cili si zëvendës i Ramiz Alisë dhe Zonjës së zezë Nexhmije Hoxha, bashkëshortes së diktatorit Hoxha, firmosi varjen publike me 10 gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela për vargjet e tij për fjalën e lirë dhe të drejtat e njeriut.

https://www.sali-berisha.com/shqip-arrestimi-politik



12 Comments

  1. O Sale nuk e kupton qe njerezit u lodhen duke degjuar 2 muaj rresht vetem per hallin tend? Kur do flitet per hallet e njerezve, per strategjin e opozites per bashkim dhe me pas per marrjen e pushtetit? Vetem per veten tende po flet nga mengjesi deri ne dark. Ka nje sistem gjyqesor qe e ke votuar dhe vet (pa deshir por e ke votuar). Tani nqs nuk te pelqen sistemi shqiptar ka dhe mundesi te tjera, psh strasburg. Duhet ta ndahs hallin personal me hallet e opozites. edhe mund te bashkohen diku, por halli i opozitareve eshte bashkimi dhe ardhja ne pushtet, jo vetem mbrojtja jote (e drejt pasi je lideri kryesor i opozites) pasi le pershtypjen se u ktheve aty vetem per hallet e tua dhe per asnje motiv tjeter.

    1. U lodhe se degjuari? Degjoje prape. Eshte ndaluar pa akuze. Eshte vetem nen hetim. Kur merret nje mase kufizimi komunikohet nje akuze dhe SPAKU nuk ka ngritur ende nje akuze. Dhe kur ja bejne liderit te opozites ish kryeminister dhe president, ça i bejne qytetarit te thjeshte? Apo çi qi temen ligjit. Lw ti nderrojne emrin vendit nga Albanistan ne SPAKISTAN.

      1. na plasi kari. Eshte ber miliarder duke shfrytezuar pushtetin dhe na can dhe karin dit per dit. ka monopolizuar opoziten per hallet e veta. populli nuk jan te gjith jurista. ato argumenta shkojn ne gjykat e po nuk i pelqeu gjykata qe vet ka votu, le te shkoj ne strasburg. vetem per hallin e vet flet. Nonji fjal per bashkimin, lesh, nonji fjal per strategjin e opozites per te ardhur ne pushtet, lesh. llapa llapa, dhenri im e neni aq e kaq e llapa llapa , un un un, llapa llapa, partia ime partia ime dhe e argites.

      2. O Berat. Kot i kemi gjithe keto organe qe japin te drejten. Ti heqim me mire dhe jepe ti drejtesine. Cdo i akuzuar, vrases apo hajdut jam i pafajshem thote. Eshte e fundit gjykata te japi drejtesi. Te paska bo lavazh mire komunisti.

      3. o Berat ce pate fat, qeke jurist i zoti. Na i permend icik nenet e kushtetutes, te kodit penal dhe procedures penale, qe parashikojn ato qe thua ti me siper. Na jeni ber te gjith jurista duke degjuar konferencat e Saliut per dy muaj rresht. Doli nje brez foltoristash jurista, ndoshta me te mir se ata te plepave.

      4. Në ka njeri në këtë Botë që i ka qirë temën ligjit ai është kampioni legjendar Sali Berisha i cili nga një fshatar malok bythëgrisur brenda 30 viteve shndroet në një miliarder.

      5. Nuk ka njeri me te privilegjuar se Berisha. Keni degjuar per ndonje ne arrest shtepie ose burg qe te perdori FB kaq lirshem e kaq rendshem duke tall trapin me prokuroret?

    2. Gerdalla plak vazhdon avazin e vjeter, ben akuzuesin, prokurorin, avokatin, gjyqtarin. Ai eshte sistemi drejtesise por i ka hasur sharra ne gozhden e SPAK-ut te amerikaneve. Thote Rama nga halli se ne te vertete vetem ai i ka ngalur si shprese per shpetim.

  2. Ore mir kjo e arrestit, le te themi qe icik e kerkoi dhe vet. Po kjo puna e ndalimit te komunikimit ska kuptim, vetem ne diktatura ndalohet komunikimi, mbyllet goja e tjetrit. Nejse, then kete, mendoj qe Sala duhet te merret vet me akuzat e prokuroris dhe jo te perdor partin si mburoj. Qe nga fillimi i shtetit, asnje politikan i lart shqiptar nuk ka reaguar ne kete menyr, pavarsisht se drejtesia ka qen e kapur apo jo. Nuk eshte e pranueshme per nje qe ka qen gjithmon ne pushtet (si qeveri apo opozit) te sillet ne kete menyr me shtetin qe edhe vet ka krijuar. Cfar shembulli jep per njerezit e thjesht, hajde te gjith te shkojm te partia qe te na mbroj sa her akuzohemmi. var karin dmth.

  3. Rames bravo i qofte qe urdheroi SPAK-un ta arrestoje nongraten. Kjo nuk eshte pune

    ligjesh, e nenesh, paragrafesh kaq e aq se ato nene e paragrafe ai nuk i ka shkelur se

    eshte dhelper e vjeter, por ai duhet arrestuar sikur vetem per shpalljen nongrata nga

    aleati yne strategjik. Sikur vetem nje pyetje te bejne mbeshtetesit e nongrates , a eshte

    me i rendesishem Saliu apo Amerika ? A eshte me i fuqishem saliu apo Amerika, a i del

    fjala ne fund Saliut apo Amerikes ? Kujtojne keta qe mblidhen e zhurmojne tek rruga e

    Sales se Amerika nuk e di se sala si rrufjan qe eshte ka frike nga ligji si djalli nga remjani

    dhe nuk e ka shkelur asnjehere? E di Amerika me mire se keta , por Amerika po mendon

    per Shqiperine qe kjo opozite destruktive e Berishes mos ti veje shkopinj nen rrota qeverise

    se Rames dhe rruga e vetme per menjanimin e Berishes eshte ndalimi e arrestimi i tij.

    Keshtu Rama eshte ne nje linje me aleatin tone i cili i tha Rames une e bera punen time

    ti gjej faktet. Spaku nuk ka pse ti hyje nje rruge te gjate me prova e sterprova se ato s’ka

    per ti gjetur kurre kur nuk i ka gjetur Amerika dhe kur nuk i ka gjetur prej tre vjetesh por

    ta coje ceshtjen ne gjykate dhe gjykata ta denoje pa e zgjatur kete histori se mjaft na

    logji duke perserit te njejtat fjale nga maja e ballkonit.

    1. Per mendimin tim ka prova sa te duash. Nuk ka krime perfekte, ka vetem hetime jo perfekte. Asnje nuk duhet denuar pa prova qoft edhe Saliu, se krijon precedent te rrezikshem dhe behen si gjyqet e Enverit pastaj. Prokuraria duhet ta provoj, po nuk e provoj dot ta ler te lir edhe pse ka faj. Keshtu funskionon ne demokraci. Se behet fjal per shtet berje jo vetem per denimin e nje njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *