• |
ide | kryesore

Sondazhi i KE/ Blushi: Del zbuluar propaganda false e Veliajt!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përkundër asaj që propagandohet çdo ditë nga kronikat e gatshme të Bashkisë së Tiranës, një sondazh i përgatitur nga Komisioni Europian dëshmon se qytetarët nuk janë të kënaqur për nivelin e ndotjes, për zhurmat, për transportin publik dhe disa parametra të tjerë të përditshmërisë.

Nisur nga ky perceptim, këshilltari bashkiak i opozitës, Tedi Blushi thotë se ky sondazh “i pandikuar nga shkrimet me pagesë dhe lobimet për çmime nxjerr zbuluar jo vetëm falsitetin e propagandës së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj por dhe dëmet e mëdha që ka sjellë “vizioni” i tij për qytetin, sidomos babëzia për të vjedhur dhe abuzuar me taksat e qytetarëve”.

Në mesazhin e tij të titulluar “Në Tiranë kullat kapin qiellin, por jetesa është përtokë”, Blushi shkruan se në kryeqytetin e kapur nga mafia e betonit, qytetarët vetëm vidhen, përbuzen, përjashtohen dhe vuajnë mungesën e shërbimeve elementare.

Mesazhi i plotë i Blushit

Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian e rendit Tiranën në fund të listës.
Mbi 66% e banorëve e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për shumë çështje që lidhen me kostot e strehimit, mundësitë e punësimit, transportin, shërbimet publike dhe korrupsionin.

Konkluzion real dhe i prekshëm, i pandikuar nga “shkrimet me pagesë” dhe “lobimet për çmime”, që nxjerr zbuluar jo vetëm falsitetin e propagandës së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj por dhe dëmet e mëdha që ka sjellë “vizioni” i tij për qytetin, sidomos babëzia për të vjedhur dhe abuzuar me taksat e qytetarëve.

Ndaj me të drejtë, Tirana, për fat të keq, krahasohet sot me “një xhungël betoni” dhe me një “lavatriçe” të pastrimit të parave të trafiqeve dhe korrupsionit.

Sepse drejtohet nga mafia e inceneratorëve dhe ajo e betonit, që lartësojnë malin e parave dhe kullat shumëkatëshe mbi kurrizin e qytetarëve, që vetëm vidhen, përbuzen, përjashtohen dhe vuajnë mungesën e shërbimeve elementare.



4 Comments

  1. Kokë e ‘zgjuar’ Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro.

    Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro).Shko ne milano ne londer zvicer rome madrit o blush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *