• |
ide | kryesore

Lirohen 15 të shoqëruarit për vrásjen e Sinomatit, dyshohet për një tjetër automjet që ndihmoi autorët

Lajme, Të fundit



Pas më shumë se 18 orësh, policia e Vlorës ka liruar 15 të shoqëruarit në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati. Policia nuk arriti të gjejë prova të vlefshme për të implikuar personat si të dyshuar.

Nga hetimet, është pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas grupit hetimor, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje. Dyshohet se ky automjet, në pronësi të një shtetasi nga Elbasani, ka larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW me të cilin u krye atentati mafioz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *