• |
ide | kryesore

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës

Paparazzi, Slider



Një burim i tha së fundmi Page Six se Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Travis Kelce, planifikojnë të fejohen këtë verë.

Ka thashetheme që dyshja ra dakord që Kelce të mos i propozonte gjatë pushimeve dimërore, sepse “ata nuk duan qëtë duket si një çmenduri e nxituar”.

Burimi shtoi gjithashtu se ai nuk do të ulet në gjunjë për ditën e Shën Valentinit për të njëjtën arsye.

“Taylor dhe Travis e diskutuan atë dhe ka një plan,” pohoi burimi i brendshëm. “Ata do të fejohen për përvjetorin e tyre në korrik”.

Dalja e parë publike e Swift  dhe Kelce ishte në shtator, kur ajo erdhi për ta parë atë duke luajtur në stadiumin Arrowhead për ndeshjen e tij në Kansas City Chiefs. Këngëtarja më pas zbuloi në intervistën e saj për revistën Time se dyshja  kishin kohë që ishin të lidhur.

Çifti filloi të shihej pasi Kelce, 34 vjeç, foli në podkastin e tij “New Heights” në korrik për përpjekjen – dhe dështimin – për t’i dhënë Swift numrin e tij të telefonit në një koncert të turneut të Eras.

“Ne filluam të rrinim menjëherë pas kësaj,” tha Swift për Time. “Pra, ne në fakt patëm një kohë të konsiderueshme që askush nuk e dinte, për të cilën jam mirënjohëse, sepse u njohëm me njëri-tjetrin.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *