• |
ide | kryesore

Biden: SHBA-ja nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të shtunën se SHBA-ja nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit, pas fitores së Lai Ching në zgjedhjet presidenciale. Lai Ching i partisë në pushtet DPP, është i njohur për mbrojtjen e identitetit të veçantë të Tajvanit dhe refuzimin e pretendimeve territoriale të Kinës.
“Ne nuk e mbështesim pavarësinë…”, deklaroi Biden, kur u pyet për zgjedhjet e së shtunës në Tajvan.

Disa orë përpara se të hapeshin qendrat e votimit, Washingtoni kishte paralajmëruar “do të ishte e papranueshme” për “çdo” vend që të ndërhynte në zgjedhje.

Tajvani, një ishull fqinj që Kina pretendon si jo të pavarur, ka qenë një histori suksesi demokratik që nga mbajtja e zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta presidenciale në vitin 1996, kulmi i dekadave të luftës kundër sundimit autoritar dhe ligjit ushtarak.

SHBA-ja është mbështetësi dhe furnizuesi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit me armë, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike me ishullin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ia uroi fitoren Chingut në zgjedhjet presidenciale.



10 Comments

  1. Dmth po i thua hapur Kines sulmoje, pasi Kina ka ne dore shume dokumente kompromentues per ty dhe ate drogaxhiun tend

  2. Bashkebiseduesve me siper qe merren me komplotet kunder USA: mbase nuk e dijne qe edhe sot USA nuk njeh Taiwanin e pavarur por autonomine e tij dhe vetevendosjen per tu qeverisur nga nje regjim demokratik te cilin Kina nuk mund ta garantoje..

    1. Ku e pe komplotin ti o hajdar apo ste pelqejne faktet e hidhura. Kina ka kaq kohe qe po pergatite per pushtimin e Tajvanit dhe Presidenti Kinez po e thote hapur cdo dite nje gje te tille. Ik e futi ndonje dore fare luledielli te mykura nga ato te Neranxit dhe leji teorite komplotiste. Lets Go Brandon.

  3. po ketij te shkretit,tjeter gje i ka thene e tjeter thote.nuk la rrot avioni pa takuar.Blinkeni i ka uruar fitoren e kjo eshte e rendesishme.

  4. Amerika thotë!!!A thua se ky është Amerika.
    Po të bësh një sondazh nëse Biden ka të drejtë rreth 70% do thonë jo.

  5. Po fundja Kina copezen e saj kerkon.Pastaj per demokracine e zgjedhin popujt . Politikat me shume jane hutuese, se tjeter propagandojne, e nga ana tjeter, ndryshe veprojne , Shembullin e keni ne vendin tone A wshte kjo Amerike qe atje ka strehuar ish kriminele, spiune, e sherbetore te regjimit, a eshte kjo Amerike qe sot lejon te shkelen ligjet kushtetuese, te lejoje korrupsionin, pushtetin e unit, drogen, neperkembjen e opozites nga trashegimtaret kodoshe, e qe nuk po u ndihet zeri ne saje te interesit global, ballkanik qe kane ata, e kete keta bandito rilindas e shfrytzojne mire krahqafjen Amerikane per te vjedhur pushtetin.Rrofte Amerika, POshte Amerika, dilema e imponimit, por e diziolionizmit ndaj situas qe na kane cuar.Amerika, Amerika, po sa do presim valle,ku jane premtimet, angazhimet, se per fjale, boll i kemi mashtruesit e kapobanden rilindase.

      1. Kur shteti me i fuqishem i botes ka nje president varikars si ky,pse mos te kete nje vend si shqiperia nje monster si edvin droga,rrugaci hajdut,mbret ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *