• |
ide | kryesore

Media kroate: ShBA nga frika e skenarit ukrainas, ia shet Kosovës raketat që ndaluan tanket ruse

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova shumë shpejt do të pajiset me raketat “Javelin”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë konfirmuar se është pranuar kërkesa për blerjen e tyre, që arrin vlerën rreth 75 milionë dollarë. Shumë shpejt, lajmi u përhap edhe nëpër mediat ndërkombëtare. Ndërkohë, mediumi i njohur kroat, “Večernji list”, e ka lidhur këtë edhe më situatën në Ukrainë.

Qysh në titull, thuhet: “Amerika, nga frika e skenarit ukrainas, i shiti Kosovës sistemet që ndaluan tanket ruse përballë Kievit”.

Ky medium, në një artikull kushtuar këtij zhvillimi, fillimisht, tregon që Departamenti i Shtetit ka aprovuar kërkesën për blerjen e 264 raketave të këtij lloji.

Tutje, përmendet Ukraina:

“Kujtojmë që me sisteme të tilla forcat ukrainase shtypën valën e parë të pushtimit rus, kur pamë të shtëna mjaft spektakolare të armaturës së shkatërruar ruse, dhe pushtimi në ato ditë të parë, dështoi e më pas u shndërrua në një luftë shkatërrimi…”.

Mediumi i njohur ka përmendur që blerja e këtyre raketave nga Kosova, ka shkaktuar shumë reagime në Serbi.

“Ashtu siç ka gjithmonë ndodhë nëpër Serbi, kjo ngjarje nuk është e izoluar. Vjen, për shembull, pas deklaratës së Aleksandër Vuçiqit se Serbia ka të gjithë forcën tankiste, kryesisht të marrë nga Rusia para pushtimit, por nuk ka fuqi punëtore për këto tanke. Ai përmendi gjithashtu se blerja e armëve do të vazhdojë, nga Kina dhe vende të tjera, do të jenë sisteme kundërajrore, avionë luftarakë dhe dronë.” – thuhet tutje.

Mes tjerash theksohet edhe një “aktivitet më i fuqishëm” i ambasadorit rus në Serbi, Aleksander Bocan-Harcenko i cili së fundi është takuar disa herë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Aprovimi vjen tri ditë pas nëntë janarit dhe fluturimit të avionëve luftarakë amerikanë mbi Bosnjë e Hercegovinë me një shpjegim të qartë që është një “paralajmërim”.

Ndërkohë, shitja e propozuar e sistemit raketor në Kosovë vjen në një kohë të tensioneve në rajon. Disa herë në muajt e fundit, Serbia ka zhvendosur trupat e saj në kufirin që ruhet nga trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, akte që nga Perëndimi u vlerësuan si veprime armiqësore.

Vuçiç pohoi këtë muaj se Serbia ka një nga ushtritë më të forta në Ballkan, duke vënë në dukje “numrin e madh” të tankeve që kishte marrë nga Rusia para pushtimit të Ukrainës, shkruan “AP”. Ai u zotua se do të vazhdojë të blejë armë nga Kina dhe vende të tjera, duke përfshirë sistemet kundërajrore, avionët luftarakë dhe dronët, raporton gazeta e njohur amerikane.

Sistemi raketor “Javelin” është përdorur nga ushtria ukrainase për të shkatërruar tanket ruse dhe automjetet e tjera të blinduara.

Kosova ka përmirësuar forcat e saj të armatosura me dronë dhe raketa anti-tank kryesisht nga Turqia, gjë që ka zemëruar Beogradin, përmbyllet shkrimi i “AP”, të cilin e ka botuar edhe “The Washington Post”.

Ndërkohë, konfirmi i DASh-it për aprovimin e blerjes së këtyre raketave, ishte si vijon:

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”./Nacionale



8 Comments

  1. SUKSESIN DHE DESHTIMIN CDO NJERI DHE GRUP NJERZOR E KUPTON PA U ANGAZHUAR ,DUKE U BINDIR SI ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SUKSESI PER PADREJTESIN VULLNETI ZOTIT KA PERCAKTU DESHTIM PER TE DREJTIT ME HAK SUKSESSUKSES thotë:

    SERBIJA ME PARE DESHTOJ ME LOGJIKEN E DIPLOMACIS FJALEN ,E SI MUND TE TRIUMFOJN ,ME VEPRA PA LOGJIK ,TE DREJT PERKRAHJE ,SI MORAL ESHTE E HUMBUR PA FILLU SI PREGATITJE ,ME USHTRI PA NDJESHMERI NDERGJEGJE VULLNET NUK FITOHET USHTRIJA PADREJT BEHET ME HAJDUTA KRIMINEL DHE TE DROGUAR ,KU USHTARI KA MENDJEN TE PERDHUNIMI HADUTERIJA JO TEK INTERESI I SHTETIT,DHE KJO PJES KA MINUSE TE MEDHA NE FITORE,VJEN TEKNOLOGJIJA CILEN DO TEKNOLOGJI TJA LESH NE DORE TE PANDERGJEGJSHMIT NUK KA EFIKASITET PAM LUFTEN NE UKRAHIN LININ TANKET DHE SHKONIN PAS FEMRAVE NEPER KOTECE PULASH ,APO BANJSKE LAN ARMET DHE JA MBATHEN MALIT E KUR KETO HJENA TE SHOHIN TEKNOLOGJIN E KUNDERSHTARIT DO TMERROHEN DHE KERKOJN STREH PER TU FSHEHUR JO PER TE LUFTUAR SE ME NDERGJEGJE TE PASTERT SERBIJA NUK GJEN NJERZ SI MISH PER TOP SE AI POPULL E DIN SE JAN TE ANGAZHUAR NE LUFTE TE PADREJTE

  2. TI BEJNE LLOGARIT MIR SERBET SE NISEN ME MENDIM TE FITOJNE DHE KTHEHEN NE ARKIVOLE ,PER SHKAK VETASGJESIMI thotë:

    TASHME KA MUNDESI PER RIKONFIRMIM TEKNOLOGJIJE SHVILLIMI QE USHTARET NE TERREN KUNDERSHTARI TI FUS NE LUFT KUNDER NJERI TJETRIT ME KET SERBET DO CMENDEN POR DHE VETASGJESOHEN

  3. LE TE BINDEN SERBET SE PO AQ SA SHQIPTAREVE JU VISHTIRSIN JETEN DHE SHKATRRUAN EKONOMIN NE NJE SHEKULL NESE FILLON NJE LUFTE SHQIPTARET NE PAK ORE ,DO TJU SJELLIN HAKUN ME NJE CMIM TMERRUSE TE PAIMAGJINUAR KUSH NDONJEHERE TE PA PARE SEPSE TEKNOLOGJIJA I PERGJIGJET MENDIMIT, KOSTOJA SHUM E LIR ,CILESIJA EFEKSHMERIJA SHUM E LART , SEPSE E MERITONI QE ME ATE USHTRI OSE TI VRASIM OOSE TE VETVRITEN OSE TI KTHEJM NE BUDALLENJ TEKNOLOGJIJA I PERGJIGJET MENDIMIT NE CDO KUPTIM KUR TE NDOLLIN KJO AI POPULL ATE UDHEHEQE ORDINERE DO TA EKZEKUTOJNE DHE PER SERBIN DO THON NA ISHTE DIKUR NJE POPULL MIZOR ISHTE SHUM MIR POR LAKMIJA ZILIJA E BERI TE PERFUNDONTE SI ASKUSH ME PARE VAZHDONI SE BUKUR E KENI NISUR ,DIPLOMASIJA E FITUAR NE FJAL PO STANDARTIZOHET NE VEPRIM

    1. Gjuha shqipe, nje opsion i pastudjuar dhe i paaplikuar..Injorance me shumice! Brendesia pastaj eshte tamam si ne kohen e neandertalit

  4. Ju shqipkaret bashk me Nato LGBT e ndaluat Rusin, prandaj Rusia sot ka me shum territor dhe popullsi sesa para luftes. Hajde komb pallash

    1. KETA LOQET NUK E KUPTOJNE QE NE FUND PER KOLONITE NUK MBETE ASGJE

      NESE KOLONIZUESI FITON BASHKE ME KOLONITE
      KOLONITE NE FUND KARIN DO TE MARRIN SERISH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *