• |
ide | kryesore

Vijojnë protestat/ Berisha merr fjalën nga dritarja: Rama e ka kthyer qeverinë në organizatë kriminale

Lajme, Të fundit
Berisha fjalim nga dritarja, akuza Ramës



Edhe këtë mbrëmje, mbështetësit janë mbledhur poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga dritarja e banesës ku ndodhet nën arrest shtëpie Berisha ka mbajtur fjalim e radhës. Ai ka akuzuar ndaj kryeministrin Rama, duke deklaruar se e ka kthyer qeverinë në një organizatë të mirëfilltë kriminale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, luftëtarëve të pamposhtur të betejës pa kthim.

Ju, të cilët me idealet tuaja, sakrificat, vendosmërinë, e shndërruat këtë rrugë në një burim shprese, burim drite për mbarë shqiptarët.

Ju që me fjalët tuaja çdo natë, e shndërruat këtë rrugë në burim të të vërtetës dhe të kauzës tonë të drejtë.

Ju që me praninë tuaj çdo natë, krijuat polin e pushtetit të qytetarëve, polin e të vërtetës, polin e lirisë, polin e shpresës.

Miqtë e mi, sot ju keni përzgjedhur me mençuri të trajtoni para shqiptarëve, një nga aferat korruptive më të mëdha që Europa ka njohur, të trajtoni atë të cilën e keni quajtur vjedhja e shekullit.

Në meritën e madhe të veprimtarëve të PD, të këshilltarëve të PD të qytetit të Elbasanit, të deputetëve të PD, u zbulua se afera e djegësave ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro.

Por kjo aferë kishte aspektin e saj më të zi, më dramatik. Veprimtarët e PD, deputetët e saj, faktuan para shqiptarëve dhe botës kjo aferë ishte afera e Edi Ramës. Se në këtë aferë, Edi Rama shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminalë.

Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminale, sepse në praktikat e njohura të mafies botërore, ai vendosi të bëhej miliarder duke vjedhur me plehrat qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Krujës dhe qyteteve përreth.

Pikërisht me këtë qëllim, Edi Rama do urdhëronte hedhjen poshtë të strategjisë së trajtimit, mbetjeve me landillin, seleksionim, depozitim, riciklim, strategji e financuar nga BE dhe e faktuar si më e mira e kohës.

Do ishte Edi Rama, kreu i organizatës kriminale që do krijonte grupin e zëvendësministrave për të shpallur emergjencën.

Miqtë e mi, nga 11 zëvendësministra, 9 prej tyre hodhën poshtë propozimin.

Pas kësaj, Edi Rama i pandalshëm në veprimtarinë e tij, organizon me të deleguarin e tij Artur Metanin, mbledhjen e dytë me pesë zëvendësministra. Përsëri tre prej tyre e hedhin poshtë propozimin.

Pastaj, Edi Rama mbledh një nga një firmat në kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe shpall atë që quhet emergjenca e vjedhjes së shekullit.

Të dashur miq, Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit.

Ia ka thënë Arben Ahmetaj se mbreti tha Arben Ahmetaj, nuk jam unë, mbreti është ai që detyroi të firmosin 17 firma në 24 orë ministra dhe shkruar ministrave.

Edi Rama është kreu i aferës së vjedhjes së shekullit sepse buxheti i shtetit nuk kishte një qindarkë të përcaktuar dhe ai me shpejtësi përcaktoi fondet që do i vidhte së bashku me Erion Veliajn dhe ministrat e tij.

Edi Rama si kreu i organizatës kriminale, përligji me firmën e tij, të Agaçcit, Metanit, praktikën korruptive të ndaluar me ligj, procedurën më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Edi Rama organizoi në bashkëvjedhje, Agaçin, Metanin, Ahmetajn, Gjiknurin, Kokën. Ai zgjodhi për inceneratorin e Tiranës të vjedhë kryesisht së bashku me Erion Veliajn.

Ja pra se si Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, ku ministrat, këshilltarët, firmosnin për procedura antiligjore, që lejonin vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.



22 Comments

  1. O doktor kjo krize eshte korrje e asaj qe mbolle ti me pseudodemokratet gjithe keto vite..Si i dërguar i posaçëm i komunizmit, ti i dhe pasardhësve te tyre pushtet te jashtezakonshem edhe me formula diabolike..ligji 7501, braktisje totale e te persekutuarve dhe familjeve te se djathtës. Administraten e mbushe vetem me te majte dhe te kuq qe ben karriere si te paafte dhe hiçokrite More ca zhgaravina gjoja tironse autoktone apo te djathta e te djathte veriu apo jug, qe vijuan me persekutime te te persekutuar e etj etj etj. Mban si aleat partizan pa yll ne kapele si ilir meta me sigurimsa apo dhe femij te tyre. Ka shum e shum
    Sa i përket Rames,…ne jemi duke pritur se nuk kemi par gje akoma. Oh non o non Shqipni me kryt zhyt ne hiiiiiii

    1. Or trap që pret ramën, si pritët dhe enverin nga 1944 deri në 90, Shqipëria nuk është vetëm e të persekutuarve, sepse na dolën të gjithë të persekutuar, ne që nuk kemi qenë të persekutuar, por as të privilegjuar çfarë borxhi ju kemi se ju u shtuat si shumë e të gjithë donit dëmshpërblim.

      Po nqs se paskan qenë aq shumë të persekutuar pse i lanë komunistët të merrnin pushtetin në 1944!?

      1. quhet i persekutuar ai qe eshte trajtuar keq, denigruar, burgosur dhe vjedhur nga shteti PAS 1944! Cfare ke pi sot o vlla!

      2. diktaturen ne Shqiperi e kane instaluar anglo-amerikanet.eliminimi i intelektualeve pergjate e pas luftes ishte ne listen e derguar nga jashte.

  2. Jam dakord qe Rilindja eshte organizate kriminale, por edhe qeveria jote o Sali, nuk u kursye hiç. Minister shendetesie, injorantin ndoka, Minister mbrojtje larven Imami , duke vazhduar me Bashen Minister te brendeshem e Minister Bujqesie Gjanen. Biznesi i Argites dhe i Zenit ishin pa diskutim mbi te gjitha..Mjaft o Sale se na vjen per te vjelle nga te gjithe ju

  3. E Doktor, Doktor.

    Vota plebishitare qe tu dha ne vitin 1992 nuk tu dha qe te thoje “te gjithe bashkevuajtes, te gjithe

    fajtor” por ne radhe te pare per ti prere koken Kulshedres , asaj kulshedre qe mbolli Shqiperine me

    burgje, kampe perqendrimi dhe varre te atyre qe kishin vetem nje faj te vetem : donin te ishin te lire,

    te asaj kulshedre qe thau gjijte e nenave se skishin cfare te hane, thau buzet e femijve se s’kishin

    nje pike qumesht , qe u mori fshatareve edhe bagetite e fundit me qellim qe mos te ushqeheshin,

    te asaj kulshedre qe depersonalizoi njeriun, e ktheu ne spiunin e vellait te tij, qe krijoi njeriun e ri

    te pa fe, te pa din e iman, qe i ruhej vetem policit , te cveshur nga urdherat e ndergjegjes dhe te Zotit.

    Ndoshta i zene me hallin e shtetit pa nje lek ne arke, ndoshta i dehur nga flladi demokratik qe kishte

    perfshire Europen, ti e harrove Kulshedren, mijera krime te saje mbeten te pandeshkuara dhe ajo

    dalengadale filloi ta marre veten dhe ….. ajo eshte ne pushtet perseri , si dikur, edhe me e

    forte se atehere, edhe me e pameshirshme. Sot nuk i vret njerzit ne kufi, sot i shporr nga Shqiperia

    sot e do Shqiperine te teren per vete.

    Doktor, kur e kishe gurin dhe arren ne dore, nuk e bere, sot s’ke cfare te besh, nuk eshte vetem

    muzgu i jetes tende por edhe muzgu i demokracise shqiptare qe kjo kulsheder po e mbyt me

    thojte e diktatures se re. Naten e mire Doktor.

  4. Mire te behet pasi nuk e fute ne burg Ramen kur e kape ne shkelje. Gjithashtu katapultove Luldhimin nga hici ne krye te Partise. Ne keto dy raste vlen te thuhet fajin e ka Saliu

  5. Ti e ktheve Shqiperine ne fole te organizatave kriminale o bythqir Vucidoli duke prure cetat e vrasesve nga veriu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *