• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi i “përvishet” presidentit: Ne do të mbrojmë pluralizmin edhe nëse ti ke vendosur t’ja dorëzosh Ramës kopjen e Kushtetutës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj. Me anë të një njoftimi për mediat, Bardhi e ka quajtur mesazhin e Begajt të dëmshëm dhe sulm i pashembullt nga ana e tij. Po ashtu Bardhi ka theksuar se Presidenti përdori një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve.

Postimi i Bardhit:

Qëndrimi publik i Presidentit të Republikës është mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare. Ashtu siç pritej, Kreu i Shtetit nuk u ngrit dot në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, por me një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend.

Duke e konsideruar këtë një akt antidemokratik dhe një sulm të pashembullt të Presidentit të Republikës ndaj opozitës, e siguroj që Grupi Parlamentar i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur tia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Edi Rama!



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *