• |
ide | kryesore

BIRN: Bizneset shqiptare të shqetësuara për sigurinë kibernetike

Lajme, Të fundit



Raporti i Barometrit Ballkanik për Bizneset për vitin 2023, ka zbuluar një situatë shqetësuese në fushën e teknologjisë dhe sigurisë në internet në Shqipëri.

Sipas Barometrit, 32 % e bizneseve në vend kanë hasur probleme me viruset kompjuterike gjatë gjashtë muajve të fundit, tre për qind kanë pësuar sulme kibernetike ndaj rrjetit të tyre dhe një për qind kanë qenë viktima të aksesit të paligjshëm.

Sipas këtij raporti, i cili është publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bizneset në Shqipëri kanë hasur në numrin më të lartë të viruseve kompjuterike në rajon, ku mesatarja është 15%.

Mbi 76% e sipërmarrjeve në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor përdorin internetin për komunikim të përditshëm dhe rutinë. Kjo përfshin veprimet bankare dhe transaksionet financiare online, të cilat gjithashtu kanë shënuar rritje, duke arritur në 59% në nivel rajonal.

Megjithatë, me këtë rritje vjen edhe një rritje e risqeve të sigurisë në internet.

Pandemia duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë aspekt, duke shtyrë një pjesë të madhe të sipërmarrjeve të operojnë online dhe duke nxitur implementimin e biznesit digjital.



2 Comments

  1. Kur te keni mundesi pyeteni sa kane programet ofice te blera e sa private, sa kane antivirus te blere etj etj

  2. Berisha nuk ka arritur të zhvillojë dot asnjë takim ndërkombëtar edhe pse e konsideron vetën si kryetar të opozitës. Në dy vite , Berisha dhe Rithemelimi nuk ka takuar dot asnjë zyrtar amerikan, britanik apo europian. Madje, nuk ka arritur të takojë asnjë zyrtar dhe politikan të rajonit, qoftë edhe ndonjë lider të botës shqiptare. Me pak fjalë izolimi është aq i thëllë sa Berishën në këto dy vite nuk e ka takuar as ambasadori kosovar.Para kane te investojne per veten e tyre,apo mos presin qe populli ti ndihmoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *