• |
ide | kryesore

Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura

Lajme, Të fundit



Shqipëria ka ndalur importet e derrave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika. Ky vendim është marrë pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve të kafshëvë me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”. Ende nuk dihet se sa gjatë do të zgjasë ky vendim pasi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk e ka përcaktuar.

Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera. Për shkak të sëmundjes së influencës aviare, nga Italia, Bullgaria dhe Gjermania është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre.



4 Comments

    1. Priteni ne pranvere nga shpendet migratore vine ne vendin tone nga keto vende te infektuara Ne shume vende aktivizoen grupe gjahataresh qe te asgjesojne shpendet qe jane rreziku numur 1 per perhapjen e kesaj semundje .Shpendet shtepiake si Pulat ,Rosat ,Pellumbat etj mbahen te mbyllur ne nje rreze 30 km per 20 dite ne keto zona ku shfaqet semundja Keta specialiste te Ministrise se Buqesise dhe Mjedisit Ketu te ne kur do i marrin keto masa ?????????

  1. S ha mortja mut ….derrin e kemi brenda qysh prej 44-trës e deri me sot, dhe prap ne batak jemi ,….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *