• |
ide | kryesore

Burimet e gazetarit Qyno/ OKB reagon për veprimet SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti i të Drejtave të Njeriut pranë Selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës ka dalë me një vendim lidhur me veprimet e SPAK dhe GJKKO-së ndaj gazetarit Elton Qyno.

Komiteti i gjyqtarëve ndërmori një masë pezulluese duke detyruar Prokurorinë e Posaçme të përmbahet dhe ndalojë kryerjen e çdo veprimi apo inspektimi, shpërndarje ose përpunimi gjyqësor të mëtejshëm të materialit të sekuestruar ndaj gazetarit Elton Qyno.

Komiteti i gjyqtarëve shprehet se ndërkohë çështja e rastit Qyno është regjistruar pranë gjykatës së OKB-së dhe aktualisht është në shqyrtim nga ana e komitetit.

Vendimi i komitetit është marrë të mërkurën më 17 janar 2024 në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa vendimi për pezullimin e çdo veprimi nga SPAK mbi pajisjet e gazetarit Qyno, u është shpërndarë palëve nga Ibrahim Salama, i cili është Shefi i Degës së Traktateve të Drejtave të Njeriut, pranë këtij komiteti në selinë e OKB-së.

Përmes këtij vendimi të marrë nga gjykata më prestigjioze e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, SPAK detyrohet të mos prekë dhe të mos hapë apo qoftë dhe të ekspertojë pajisjet e punës, familjare dhe dokumentet e sekuestruara tek banesa, makina dhe të vendi i punës i gazetarit Elton Qyno.

Kjo është një masë e qartë parandaluese që frenon prokurorët e SPAK të hapin pajisjet dhe kontrollojnë çdo material të sekuestruar tek gazetari.

Madje edhe për materialet që ka mundur t’i aksesojë SPAK, komiteti i gjyqtarëve shprehet se prokuroria nuk mund t’i përdorë vetë dhe as t’i shpërndajë apo t’i bëjë pjesë të ndonjë përpunimi gjyqësor.

Komitetit qartëson se rastin Qyno do e ndjekë në vijim duke lënë afate konkrete ndaj shtetit shqiptar, për të dhënë prapësime ndaj këtij rasti.



2 Comments

  1. Eshte ngjallur prape sigurimi shtetit.
    Te njejtat metoda si atehere. situate absurde e pakuptimte. Te ashtuquajtur prokurore qe ne emer te “drejtesise re” bejne gjueti shtrigash.
    Njerez te pafajshem qe rrijne muaj ne burg, e si pyet askush. Nje cmenduri qe akoma e lene te vazhdoj. Eksperimente me shume kosto per te ardhmen e afert. Lum ai qe nuk keqperdoret.
    Se cfare rrezikshmerie mund te kete nje gazetar si Qyno nje zot e di. Nje strukture idiote qe ushtron presion kudo qe shkel, ku vetem ligji nuk zbatohet. Eshte e turpshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *