• |
ide | kryesore

E paprecedent/ SPAK mban prej 9 orësh gazetarin Elton Qyno: Trego burimin e lajmeve të tua!

Arkiva, Lajme, Të fundit
qyno



Prej orës 11:00 të kësaj të mërkure SPAK kërkon nga gazetari i Ora News, Elton Qyno të nxjerrë burimin e informacioneve të publikuara prej tij. Ora News raporton se ai këmbëngul duke i qëndruar parimit se “burimi nuk tregohet”. Sipas të njëjtave burime SPAK ka ushtruar kontroll në banesën e gazetarit, në sy të fëmijëve. Siç duket edhe në foto, poshtë banesës së gazetarit qëndron edhe makina e BKH-së.

FOTO/ SPAK kontroll edhe në banesën e Elton Qynos, makina e

Ndërsa në redaksinë e televizionit Ora News kanë shkuar ekspertë të BKH-së që kanë kërkuar të hapin kompjuterin e gazetarit. Në një situatë të paprecendentë, prokurori Behar Dibra kërkon të dijë burimin e gazetarit me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj Qynos është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni. Atij po i kërkohet të dorëzojë edhe telefonin celular. Ky presion mbi gazetarin vjen pas denoncimeve publikimit të materialeve për zyrtarët e arrestuar. ©LAPSI.al



30 Comments

    1. Edhe kur ka gazetare te papergjegjshem qe me shkrimet e tyre dekonspirojne hetimet dhe rrezikojne jete njerzish nga hakmarrja mes kriminelesh dhe familjareve te tyre. Nuk tregoj burimin thojne keto gazetarucet dhe mund te shkruajne cfare ti thone klanet mafioze dhe nuk mbajne pergjegjesi. Te perballen me ligjin njesoj si cdo qytetar tjeter.

        1. Detyra e gazetarit eshte te jape informacion, madje edhe te dekonspiroje. Detyra e Spak eshte qe te mos nxjerre informacionet. Gazetari po ben detyren e vet. Ta gjejne problemin brenda vetes ata te Spak. Turp per Spak

          1. Totalisht dakort Alban. Kjo eshte prove me vete se SPAK et BKH jane te paafte per hetime, per mbledhje dhe arsyetim provash sipas ligjit.
            Jane thjeshte burokrate me liçence per te ushtruar dhune. Pushtet qe e keqperdorin per injorance te tyre. Ose kushedi ç’hall tjeter eshte dhe po punojne per banden rivale.

      1. Askush nuk mund te te detyroje te tregosh burimin e informacionit, as edhe qytetarin e thjeshte e jo me nje gazetar te akredituar te nje media. Nuk mund ta ndalosh tjetrin te thote ate qe ka marre vesh..Eshte faji i SPAK dhe i anetareve te saj qe lejon informacionin te dale ne rruge..Mentaliteti yt eshte i njellojte me policet e sigurimit te shtetit ne diktature. Nese do te zbulosh burimin duhet te hetosh e jo te vesh ne presion gazetarin..Jo per gje por Lapsi fitoi ne Strasburg dhe kjo eshte normale per gjykatat evropiane..

      2. Shpresoje që SPAKU, të ket veprue në bazë të ligjit… Por edhe gazetarët, duhët të zbatonë ligjin, dhe jo të prishin proqeset E hetimeve… Ne e dime se shumica dermuse e gazetarve në Shqiprie jane pjesë e lojrave politikë, dhe në shume raste edhe pjesë e bandave kriminale. Por si do çoftë puna lirija E shprehjës duhet të mbrojtur me çdo kushtê….

  1. Po ju nga e dini qe i kerkuan burim informacioni e nuk eshte aty per tu pyetur per ngjarje qe ka dijeni siç thone edhe te tjere kur kalojne ate dere?… apo keshtu e tha ora neëuyoaes(news).

  2. Nese kane dale dosje Sekrete qe jane akoma nen hetim, dikush brenda institucionin ka kryer abuzim me detyren. Keshtu qe Gazetari mund te akuzohet per moskallzim krimi apo fshehje.
    Keshtu qe mos na çani karin “e pa precedente”
    Aty do te rrije derisa te gjehet “shkerdhata” ne SPAK…

    1. Ti po qe merrke vesh. E para eshte gazetari qe i ka publikuar, do me thene nuk mund te akuzohet per moskallzim krimi aq me teper per fshehje..Thuaj atyre te PS ta kene parasysh se disa here Strasburgu i ka perdhunuar..Leqe juve u pelqen ai muhabet, lezetlli ha ha

  3. Ca bande qe jane, i kerkojne llogari gazetarit per pjese apo sekrete te hetimit qe po vete keto SAKPISTE ju shesin apo japin gjithe ketyre gazetareve te tipit Klodiana LLapaqenelala.

    Arrestoni njeri tjetrin e SKAPISTA sepse ju i nxirrni sekretet vete neper gazetare.

    1. Sekreti pa diskutim qe ka dale nga brenda. Problemi eshte se kane dale shume njerez me pushtet ose drejtues te larte policije. I githe ky spektakel qe behet ne kurriz te gazetarit Qyno, me shume se per te gjetur se kush e nxori sekretin hetimor, eshte per te trembur ata qe mund te japin info per rastet e tjera ne te ardhmen. Pra SPAK, krejtesisht “i pavarur” nga politika, ka gjithe sikletin se emri i cilit politikan do te dale ne skenen e sky dhe encrochat. Gjithashtu ne kete menyre i behet presion jo vetem “nxjerresve te sekretit”, por edhe gazetareve te tjere qe te mos nxjerrim emra te shume politikaneve qe kane perdorur keto aplikacione. Sa per z. Dibra, askush nuk mund te thote se eshte i korruptuar, por shkodranet thone qe ai ka nje prejardhje thellesisht komuniste. Kesisoj nuk eshte ndoje habi e madhe te perdore metodat e sigurimit te dikurshem.

      1. perderisa eshte me preardhje thellesish komuniste, atehere eshte sponsoriziar nga nipat e diktatures, ndaj eshte kaq i zellshem kunder gazetarit

  4. qohuni mor kara njerez a nuk shikoni se po vejne diktaturen qa rrini duke shikuar telenovela po vjen rradha juaj kur te shani edi ramen do ju fusin ne burg se perse e shate lartmadherine e tij haaaaaaaaaaaa.

        1. Tani e kuptuam te gjithe kush jane ata si ti, qe perdelliten e bertasin, “dilni” e shajne kete popull..

  5. S’është për t’u habitur kur tashmë jemi në neodiktaturë. Dhe ky veprim i bërë nga Aspaku tipike i organeve gjyqësore diktatoriale tip sigurimi shtetit apo gestapoje!!

  6. A mund të rruhen “sekretet hetimore” në Shqipëri, kur në qeverinë socialiste janë ndruar mbrenda 10 viteve 5 ministra të mbrendshëm, tre prej të cilëve kanë pasur lidhje familjare apo miqësore me botën e krimit ?
    Saimir Tahiri kishte lidhje me kushërijtë e tij antarë të një bande trafikantësh të drogës në Itali.
    Vëllai i Fatmir Xhafës, ndonëse ishte dënuar me burg nga drejtësia italiane, vazhdonte aktivitetin e lirë të tij në trafikun e drogës në Shqipëri.
    Taulant Balla, i fundmi “mohikan” ministër i mbrendshëm, ka deklaruar publikisht se ka lidhje miqësore familjare me një biznesmen që ka vënë pasuri si trafikant droge, e miqësi familjare me Rrahjet e “paprekshëm”
    A thua se është një “sekret shtetëror” se kush i emëroi këta persona si ministra të mbrendshëm ?
    Ka dy vite që ramsët me arrogancë deklarojnë se nuk e njohin si deputet Berishën pasi është shpallur “non grata” nga qeveria amerikane.
    Ama Gjushin “duar akullore” që ka bërë kërdinë me vjedhjen e votave në Durrës, Tom Doshin “social-demokrat” që ka përlarë me mijra vota me para, jo vetëm që nuk i ndëshkojnë si persona “non grata” , po i vlerësojnë si “politikanë shumë të aftë që fitojnë vota”
    Bën show propogandistik Rama duke ju thënë shkodranëve se ju përzgjodha si kryetar bashkie Benito Becin, një “politikan i djathtë”.
    Fakti që ky zotëria erdhi në ate post me ndihmën e bandës së Bajrave, e të njerit nga ish deputetët e LSI që “tradhëtoi” Liken e ju bashkua Ramës, e bën qesharake pretendimin e Ramës se ai na qenka një demokrat “i djathtë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *