• |
ide | kryesore

Moti i keq, rënie masive dherash dhe gurësh në rrugën Librazhd-Elbasan

Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut sollën problematika në disa akse rrugore në vend. Ka pasur rënie masive dherash e gurësh në aksin Librazhd -Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Kthesave të Murrashit ” në një gjatësi prej 15 m të mbuluar nga inerte.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për rregullimin e trafikut. Ndërkohë po punohet për hapjen e shpejtë të aksit rrugor të bllokuar. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme nga rrëshqitjet nga shpati i kodrës së Murrashit.

Rënie masive inertesh pati edhe në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec në afërsi të fshatit Nimçe. Rruga u bllokua për disa orë, por fatmirësisht në momentin e shkarjes nuk pati qarkullim automjetesh. Kompania kontraktore punoi për tre orë për largimin e gurëve dhe pastrimin e rrugës. Aktualisht rruga është e qarkullueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *