• |
ide | kryesore

Dyshohet se vodhën 10 mijë euro në vendin ku ishin të punësuar, dy të arrestuar në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje, policia



Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në subjektin ku ishin të punësuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë prej 10 mijë eurosh.

Në kuadër të operacionit të koduar “All in”, u vunë në pranga shtetasit G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Por gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka rezultuar se dy të arrestuarit, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “All in”.

Vodhën shumën 10 000 euro, në subjektin ku ishin të punësuar, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka rezultuar se dy të arrestuarit, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “All in”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”.

Nga kontrollet e ushtruara në aparatet e tyre celular ka rezultuar se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e paligjshme të organizimit të lotarive të palejuara (basteve sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *