• |
ide | kryesore

Yildiz paguhet si për Serie B, Juventus i trembet ndërhyrjeve: pagë e trefishuar e zgjatje deri në vitin 2029

Sport
Yildiz



Max Allegri e pati në konsideratë menjëherë sapo e pa. Si dikush që pretendon se kupton një lojtar edhe nga mënyra se si ecën, ashtu siç bën me kuajt si një ekspert i vërtetë i garave, tekniku menjëherë kuptoi se kishte të bënte me një xhevahir. Një lojtar mbi të cilin mund të përqëndrohesh, por me masën e duhur të kujdesit. Rreziku për t’u djegur, kaq i ri, është gjithmonë shumë i lartë. Dëmtimet e herëpashershme të Chiesa dhe ndalesa e Kean e kanë tërhequr Kenan Yildiz mes betejave të futbollit që ka rëndësi. E turku ka treguar se di ta bëjë mirë.

Kenan Yıldız, i lindur në vitin 2005, është bërë një xhevahir që duhet ruajtur dhe mbajtur fort. Drejtori Giuntoli po punon për ta blinduar atë, duke ndjerë rrezikun që mund ta kërcënojë nga jashtë. Sipas Gazzetta dello Sport tashmë ka pasur kontakte mes palëve në fillim të javës dhe takime të tjera janë planifikuar për muajt në vijim. Si stafi i turkut të ri ashtu edhe drejtuesit e Juventus kanë çdo interes për të vazhduar së bashku.

Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe ideja është të mendohet për një zgjatje deri në vitin 2028 ose 2029 dhe një pagë të re në përputhje me rolin që po merr te Juventus. Yildiz aktualisht fiton rreth 300-350 mijë euro me bonuse. Në qershor paga e tij do të trefishohet dhe me shpërblimet mund të kalojë edhe një milion. Mënyra më e mirë për të shmangur humbjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *