• |
ide | kryesore

Netanyahu hedh poshtë të gjitha kushtet e Hamasit: Sulmet do të vijojnë

Lajme, Planet



Mundësia e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit është hedhur poshtë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ai ka refuzuar kushtet e paraqitura nga grupi islamik.

“Unë i hedh poshtë plotësisht kushtet për dorëzim nga monstrat e Hamasit”, tha Netanyahy të dielën duke theksuar se operacioni do të vijojë deri në shfarrosjen totale të terroristëve.

Po ashtu nga ana tjetër, kryeministri izraelit ashpërsoi qëndrimin e tij sa i takon propozimit të bërë nga disa vende mes të cilave SHBA për krijimin e një shtetit plestinez.

“Unë nuk do të bëj kompromis lidhur me kontrollin e plotë të sigurisë nga Izraeli në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”, nënvizoi Netanyahu duke dalë kështu kundër edhe deklaratave të bëra më herët nga presidenti amerikan Joe Biden.



3 Comments

  1. ky ehte kukull ne dore te amerikes se per forcen e tij ate per 24 ore e shijne , amerikes i leverdise konflikti ne vendet Arabe e mbeshtet kete katil per te masakru femije pleq e plaka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *