• |
ide | kryesore

Në ‘arrest shtëpie’ për çështjen ‘Partizani’, Berisha thirret sot nga SPAK për t’u marrë në pyetje

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri, Sali Berisha është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit në shtëpi’. Teksa vetë nuk ka bërë asnjë koment nëse do të shkojë apo jo, e bija e Berishës, Argita Malltezi deklaroi në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK. Pritet që Berisha të shkojë në SPAK, ndërsa thuhet se në mbështetje të tij do të shkojnë edhe deputetë të opozitës.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, pasi më herët nuk ka pranuar të paraqitet në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’ pa marrë më parë autorizim nga parlamenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *