• |
ide | kryesore

Seanca gjyqësore për masakrën e Gërdecit, Mediu paraqitet në GJKKO

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore të radhës të dosjes ‘Gërdeci’, ku pritet të pyeten dëshmitarë të tjerë.

Në seancën e mbajtur më 10 janar, dëshmitar ishte edhe ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit, por i liruar pas 6 viteve në qeli, sipas të cilit e gjithë përgjegjësia i takon Forcave të Armatosura.

Ndërsa ish-ministri, Fatmir Mediu i marrë i pandehur nga GJKKO për masakrën e Gërdecit para gazetarëve tha se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Gërdecit, një javë pas tragjedisë. Për dëshminë e dhënë nga Pinari, Mediu tha se me ato që parashtroi ai, tregohet se ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur rol në masakrën e Gërdecit sa i takon aspektit të sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *