• |
ide | kryesore

“Nuk vidhet pa lejen e Shefit të Madh”, Lëvizja Bashkë protestë për aferën e sterilizimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Lëvizja Bashkë” do të mbajë protestën e radhës të shtunën në Sheshin “Skënderbej, në orën 11.00. Me moton “Koncesioni i sterilizimit që na vret ngadalë”, lëvizja e drejtuar nga Arlind Qori, thotë se në periudhën 2016-2025 kompania parashikohet të marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe, sipas raportit të KLSH, kontrata është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin, falë miqësisë së ish-ministrit Ilir Beqaj me pronarin e kompanisë, Ilir Rrapaj. Por për “Lëvizja Bashkë”, Edi Rama që është mburrur disa herë publikisht për sterilizimin, ndonëse ende nuk ka prova se ai ka marrë vetë ryshfet për miratimin e këtij koncesioni, përgjegjësia politike është në radhë të parë e tij, sepse në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh!

KONCESIONI I STERILIZIMIT QË NA VRET DALËNGADALË

Koncesioni i sterilizimit të instrumenteve spitalore është nënshkruar më 2015, me afat 10-vjeçar, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë koncesionare “Sani Service” SHPK, me pronar Ilir Rrapajn. Ky i fundit rezulton të jetë mik i afërt i Ilir Beqajt, ministrit që dha në koncesion sterilizimin. Në periudhën 2016-2025 kjo kompania parashikohet të marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

– Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), kontrata e sterilizimit është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin Sani Service. Miqësia e Ilir Beqajt me Ilir Rrapajn, sipas SPAK-ut, mund të ketë favorizuar fitimin e këtij koncesioni.

– Përse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro (40% më shumë se sa ishte parashikuar nga buxheti)?

– Koncesioni korruptiv i sterilizimit ka rritur kostot shëndetësore për qytetarët. Sipas mjekëve gjinekologë, “të blesh një set kirurgjikal kushton mesatarisht 40 mijë lekë të reja. E kuptoni se sa shumë është rritur kostoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale?!”

-Sipas KLSH, kompania koncesionare fiton miliona euro në vit duke fryrë faturat që i dërgon Ministrisë së Shëndetësisë, duke quajtur instrumente komplekse edhe të thjeshtat, ose duke i shtyrë doktorët të përdorin mjete komplekse edhe aty ku nuk duhet, për shembull në rastin e lindjeve natyrale në spitalin gjinekologjik.

-Qendra e sterilizimit e Qendrës Spitalore Universitare, e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Evropës, nuk është vënë kurrë në funksion nga ana e shtetit, por i është dhënë në përdorim kompanisë Sani Service. Sipas një raporti të KLSH, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan këtij koncesionari pa pagesë.
-Sipas auditimeve viteve të fundit të KLSH, vërehet një vështirësi në monitorim sa i takon instrumenteve kirurgjikale, si dhe vështirësi në respektimin e tavanit buxhetor, gjë që ndikon e zhbalancon buxhetin dhe sjell kufizime në ndërhyrje për pacientët. Vërehet po ashtu një ndryshimi i numrit të instrumenteve kirurgjikale në mënyrë të paargumentuar për disa prej seteve nga viti në vit.

-Ilir Beqaj, strumbullari i këtij koncesioni korruptiv, po hetohet gjithashtu për një skemë të pastrimit të parave kur ishte drejtor i agjencisë që monitoron fondet që vijnë nga Bashkimi Evropian (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). Këto manovra korruptive, sipas SPAK-ut, bëheshin nëpërmjet një restoranti në pronësi të bashkëshortes së Beqajt dhe bashkëpunimit me palë të tjera.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë rast se për koncesionin e sterilizimit Edi Rama është mburrur disa herë publikisht. Ndonëse ende nuk ka prova se Edi Rama ka marrë vetë ryshfet për miratimin e këtij koncesioni, përgjegjësia politike është në radhë të parë e tij. Në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh! Të shtunën në orën 11:00 mblidhemi sërish në sheshin Skënderbej!



5 Comments

  1. Plas sherri mes grupit Berisha-Bardhi – Albana Vokshi i kërkon “llogari” Bardhit: Pse Rithemelimi s’ka përfaqësi në Bruksel? Të shtohej Berisha në rezolutë!

  2. Besoj prape nami me protesten e Qorrit. Kesaj radhe plot 6 veta do tejmbushin sheshin Skenderbej. Sidomos per nje ceshtje te tille si sterilizimet qe e kane kopjuar nga Nisma Thurje. Perpara trima! Shkaterrojeni kete regjim qe ju shtyp e ju persekuton duke ju mbajtur 7 dite ne jave ne ekranet e gjithe televizioneve ne pronesi te oligarkeve dhe ne faqet e para te portaleve te financuara nga oligarket – si ky ketu.

  3. Disa percaktime te gabuara apo te pasakta tek njoftimi i Arlind Qorit:
    E para, i ashtuquajturi pronar i koncensionit Ilir Rrapaj nuk eshte gje tjeter pervecse “dhenes borxh i emrit„ apo prestanome sic i thone ne vendin ku Rrapaj punonte ne ndertim me ndonje rroge maksimumi 2 mije euro ne muaj. Meqe vendosi emrin si pronar fiktiv, Rrapajt i japin nje rroge, ndoshta nja 6 mije euro dhe ne rregull eshte ai. 40% e PPP, gjoja i Rrapajt, ne fakt eshte i Beqajt dhe Rames se nuk ka ne kapitalizem jo 40% por as 10% aksione nese nuk investon kapital dhe dije.
    E dyta, PPP nuk do perfitoje gjithsej 100 milione euro deri ne fund te afatit, por shume me teper. Deri tani ajo ka marre mbi 100 miliarde leke nepermjet marifeteve me cmimin, numrin dhe klasifikimin e sterilizimeve. Kur te mbaroje afati ne 2026 fatura do te shkoje te pakten 130-140 miliarde leke.
    E treta, nuk eshte e vertete se per Edi Ramen pergjegjesia eshte vetem politike dhe nuk eshte penale. Po te hetohet ku kane shkuar parate e arketuara nga koncesionari, zhvatjet me shpenzimet fiktive dhe sidomos si kane fluturuar miliardat e 40% nga bedeli Rrapaj tek “dymetroshat qe nuk jane hajdute„ atehere do zbardhej cdo gje per grupin e strukturuar kriminal “Sterilizimi„.
    Edhe pa hetuar parane, pa te cilin hetimi kot qe quhet hetim, Edi Rama eshte ne shperdorim detyre sepse kur eshte sinjalizuar nga media dhe gjithe burimet e tjera per nje vjedhje te tille kolosale, e kishte per detyre te dergonte auditin financiar ne Ministri dhe jo te merrte me rradhe televizionet per ta mbrojtur duke bere propagande me ca gershere e pinca te thyera e te ndryshkura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *