• |
ide | kryesore

Rama bën zv.ministre edhe shefen e kabinetit të Blendi Gonxhes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lira Pipa është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kujtojmë se ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është një dikaster i ri i krijuar nga kryeministri Edi Rama, në krye të të cilit u dekretua Blendi Gonxhe. Lira Pipa deri më tani ka punuar te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, si shefe kabineti e Blendi Gonxhes.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: 

Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU



6 Comments

  1. Haremi sulltanatit,,……, femra shqiptare ka dinjitet ka dhe forume ku mbrohet dinjiteti tyre si dhe kuleta e tyre,……,….qeveria me pas i gjen burrin i paguan dhe dasmen, gruaja force e madhe

    1. Që nga mbiemri duket kush është!!!Pipa!!
      Pipa përkthyer nga italishtja
      do të thotë gdhë,tap topi,dru me pre,pra një copë dru!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *