• |
ide | kryesore

Aksident në Shkodër/ Humb jetën fëmija 4 vjeç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka njoftuar se nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Shkodër-Velipojë ka ndërrruar jetë një fëmijë 4 vjeç. Njëra nga makinat drejtohej nga një vajzë 22 vjeçare, ndërsa mjeti tjetër nga një mashkull 38 vjeç.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *