• |
ide | kryesore

Përfaqësuesi i ambasadës amerikane nxit Dumanin: Mund të bëjë më shumë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



David Backman, këshilltar ligjor në ambasadën e SHBA deklaroi se SPAK i duhet shumë një vendimi me korrupsion si Shqipëria.

Gjatë një takimi në Universitetin e Shkodrës, Luigj Gurakuqi, në prani të Altin Dumanit, zyrtari amerikan tha se SPAK mund të bëjë akoma më shumë dhe se SHBA e pret këtë.

“SPAK është i mrekullueshëm dhe i duhet shumë një vendi me korrupsion si Shqipëria. SPAK është i rëndësishëm ndaj edhe e shihni çdo ditë në TV teksa i referohen mediat dhe politikanët. SPAK mund të bëjë akoma diçka më shumë dhe jam i sigurt dhe ne e presim këtë. Ju të rinjtë mund të ndryshoni kulturën bazike të integritetit sepse SPAK nuk mund ta bëjë i vetëm. Jua them me siguri se SPAK e kanë zili shumë shtete të tjera që nuk e kanë si strukturë. SPAK duhet ruajtur si xhevahir në Shqipëri. Është e vërtetë që SPAK është një institucion i mbingarkuar por me një shoqëri më të mirë situata në vend mund të përmirësohet dhe SPAK mund ta ketë më të lehtë. Korrupsioni është kudo. Kam shërbyer në Sri Lanka dhe ju them se si atje si në Amerikë, por edhe këtu në Shqipëri ka korrupsion, por çështja është te niveli, burimet, institucionet mbikëqyrëse. Në Amerikë për shkak të kësaj frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion. Sa i përket përqindjes së korrupsionit në Amerikë nga ku vij unë, Sri Lanka ku kam shërbyer apo për tre muajt e fundit që gjendem në Shqipëri ju ftoj të shihni raportet zyrtare”, -tha ai.

Më herët, Altin Dumani u pyet nga studentët e Shkodrës nëse do ta thërrasë Edi Ramën në SPAK për ta marrë në pyetje në lidhje me marrëdhënien që krijoi me ish shefin e korruptuar të FBI-së Charles McGonigal.

“Nuk mund të përgjigjem për pyetje të caktuara. Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rëndesi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh, kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e Mc Gonigal dhe gjithë kriteret duhet të ndjehen të zhgënjyer, se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar.

Presioni i politikes nuk na bën përshtypje fare dhe kemi zgjedhur që ta bëjmë këtë punë. E kemi ditur se do ndeshemi me këto situata dhe mua nuk me bën përshtypje por as prokuroreve dhe problemi është nëse retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar.

Dumani foli edhe për objektivat e SPAK në 5 vitet e ardhshme, ku tha se “Janë që të kemi dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, që do të thotë se zyrtarët e lartë, të mesëm dhe të ulët do merren në përgjegjësi penale dhe do ketë vendime të formës së prerë ndaj tyre.”

“Normalisht që kemi shumë vështirësi dhe vështirësia më e madhe është që ne jemi vetëm 17 prokurorë dhe shpresojmë të bëhemi 20. Kemi numër të kufizuar hetuesish dhe kemi shumë çështje në hetim dhe është çështja e prioritizimit dhe impakti që mund të ketë ajo çështje në të ardhmen. Është një vështirësi e madhe për shkak të këtyre kufizimeve dhe presioni që vjen nga pritshmërite e publikut, mund të konsiderohet si një vështirësi, sepse publiku me të drejtë kërkon rezultate. Ne nuk bëjmë gjëra të paimagjinueshme, por bëjmë punën tonë”, tha kreu i SPAK.



3 Comments

  1. Thënë nga një përfaqësues Amerikan në ambasadë, të bëjë më shumë do të thotë se s’ke bërë asgjë pavarësisht furçeve që i fut për bërje qefi si e mrekullueshme Spak!!!

  2. Po ne lexhenda Sali. Na thot se kete spakun e drejton Rama.
    Ca te besojm ne qe dum baben?

    Si dalin keta amerikenet. Qe nuk e kan haberin fare. E nuk din asgje nga demokracia dhe ligjet.
    Na lini rehat. Keto pune vetem lexhenda i di.
    E po tha baba qe nuk eshte ashtu. Ashtu eshte.

  3. Juri Kim kongu i tha ketij,te thote keshtu.thaset me dollare shpejt edhe ketij se mezi priti radhen te vij ketu
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *