• |
ide | kryesore

Qeveria pranon se Tiranë-Durrës do jetë me pagesë, dokumenti: Do ndërhyhet në Tiranë-Ndroq-Plepa si alternativë

Lajme, Të fundit



Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Kjo nuk është hera e parë që flitet se ky segment do të bëhet pjesë e rrugëve me pagesë por qeveria e ka pranuar këtë zyrtarisht në një dokument (TOR_Design__Sup_Beshiri_rev2_13Dec2023) që mban datën 13 dhjetor 2023.

Konkretisht bëhet fjalë për një dokument të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe që lidhet me projektin e urave në vend që po mbështetet nga Banka Botërore dhe në një pjesë të veçantë të këtij dokumenti nënvizohet edhe një paragraf për autostradën Tiranë-Durrës.

Në termat e referencës së procedurës vlerësimi i dizajnit (projektit) dhe mbikëqyrja e punimeve për Urën e Beshirit që ndodhet në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa nënvizohet se ky aks do të përmirësohet si një mundësi alternative kundrejt audostradës që do të jetë me pagesë.

“Në aspektin gjeografik, pjesa rrugore Tiranë – Ndroq – Plepa, ndodhet në pjesën e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, në rrethin e Tiranës dhe Durrësit. Duke ndjekur zhvillimet në autostradën e shpejtë Tiranë-Durrës rrugë përdoret herë pas here kur ka bllokime në autostradë ose kur përdoruesit e rrugës kanë nevojë për një pamje panoramike të shoqëruar me shumë pika agroturizmi përgjatë rrugës.

Autostrada Tiranë-Durrës është korridori kryesor ekonomik i vendit që lidh kryeqytetin me portin kryesor, Durrësin dhe nga veriu në jug. Rreth 40 për qind e popullsisë së vendit jeton në këtë segment. Përmirësimi i planifikuar i autostradës aktuale ndërmjet Tiranës dhe Durrësit do të përfshijnë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternative . Për këtë qëllim rruga që lidh dy qytetet përmes Ndroqit dhe Plepave duhet të zgjerohet” thuhet në dokumentin e ARRSH.

I njëjti argumenton se ndërtimi i Korridorit Adriatiko-Jonian përfshin një autostradë të re nga Vora për në Ndroq, dhe do të tërheqë trafik të konsiderueshëm që vjen nga Veriu i Shqipërisë dhe nga Tirana. Në situatën aktuale, këto udhëtime duhen bërë përmes Durrësit, por kjo autostradë e re do të duhet të plotësohet me një përmirësim të segmentit Tiranë-Ndroq për shkak të flukseve Tiranë-Rrogozhinë që do të përdorin më pas atë segment.

“Rruga SH56, Tiranë – Ndroq – Plepa, përfaqëson një rrugë të rëndësishme me potencial të lartë ngarkese trafiku. Rruga lidh Tiranën me bregdetin e Adriatikut dhe funksionimi i dobët i saj zvogëlon ngarkesën e trafikut dhe bën që autostrada SH2 të ketë një ngarkesë të shtuar të trafikut. Rëndësia e kësaj rruge lidhet edhe me faktin që ajo mund të shërbejë si rrugë rezerve në rast se SH2 pëson ndonjë dëmtim. Rruga ekzistuese dhe ajo e rikonstruktuar (SH2 dhe SH56) ndodhen në zonën me rrezikshmëri të lartë nga rreziqet natyrore, veçanërisht nga përmbytjet, me një vlerësim vjetor të dëmeve prej 13 milion Euro” thuhet në dokument.

Kështu duke ju referuar gjendjes aktuale të rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa thuhet ajo ka dëmtime të dëmtime të konsiderueshme, si në rrugë ashtu edhe në urat që janë pjesë e saj dhe ka nevojë për riparime urgjente.

“Është planifikuar rehabilitimi i rrugës SH56 dhe në pjesën më të madhe, duhet të bëhen riparime në seksionet ekzistuese rrugore. Megjithatë, në disa seksione nevojiten përmirësime të konsiderueshme në shtrirjen ekzistuese përgjatë gjurmës së rrugës për të përmbushur standardet rrugore të projektuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon ndërhyrje në urat dhe tombino përgjatë segmentit rrugor të tilla si rehabilitimi, përmirësimi ose ndërtimi i një ure të re në një vend të ri” nënvizon ARRSH./ MONITOR



15 Comments

  1. Ne te gjithe boten segmentet rrugore me pagese jane investime private.
    Vetem ketu ndodh qe te ndertohet me taksat e popullit dhe perseri te behet me pagese. Pra pazare me kompanine qe do e ndertoj.
    Kane dhene oferten disa kompani te huaja me investimin e tyre, por per pazare qe dihen nuk jane pranuar nga qeveria.

  2. Na te gjithe bote rruget jane me pagesa vec ne shqiperi thon qe jo…. a jane normal nuk e kuptoj dhe kur dalin ne tv po shikosha qe debati ishte shume i madh, nuk e kuptoj

    1. Ne gjithe boten jane me pagese kur jane koncesione ne bashkepunim me kompanite private, jo kur ndertohen me investim nga shteti.

      1. O COPE GOMAR.

        Ne Danimarke u ndertua nje ure.

        u vu trau.

        Diten qe u shlyen shpenzimet TRAU U HOQ

        KE SENSORE??????

        Kryeministri yt, ore Hajvan po te ben SKLLAV

        Kur te dhkosh ne pune, do ti japish leke nje taksidari privat, qe e merr QYL , pastaj do fillosh te besh ndonje lek per vehte, o I mjere.

    2. O duf dil iher ktej nga Gjermania dhe hajde gje nje rruge me pagese.
      Shqipetaret taksat e rrugeve i pagojne kur blejne karburante. Nuk mund ti besh rrugët me pagese dhe njekoheshisht te taksosh karburantet, sepse behet taksim i dyfishte.
      + Qe ku ke pare ti ne Europe qe rruget qe nderrohen me parate e buxhetit te Shtetit behen me pagese?

    3. O I trashe. Ta kane shitur koncesionin per nder. Kaq I trashe je? Ne USA jane miliona kilometer rruge. Vetem 0.0000000000001% jane me tra.

      Rruget e hapura ndihmojne ekonomine.
      Shqiperia vetem 2 rruge ka?

    4. Po mor sufllaqexhi,po.autostradat duhet te plotesojne nje mori krititeresh e standartesh,fillo qe te siguria,cilesia perfekte e rruges,mirembajtja etj etj.e ky aks eshte nje mut i madh e nuk ploteson asnje kriter.eshte rruge extraurbane qe nuk ploteson asnje kusht per te qene autostrad.une e kuptoj qe taksa e sorros pushtit eshte rritur,por nuk eshte faji i shqiptareve.ha sufllaqin e dhjere qe te japin o mavi.

  3. O funderina bythkuqesh qe u Ka ngri muti ne byth qe nga koha e spirrokolekes hajde nga Anglia te shohesh nuk ka rruge me lek o kryma movie

    1. Përballë faktit të njohur tashmë, të intervistave me pagesë nga Guerrero, misteri mbetet se sa shumë ka paguar Cim Peka dhe televizioni i familjes Berisha, për një intervistë të tillë ?!Ke shkrimi i monitor nuk thuhet qe kete investim do ta bejne me parate publike,ju vazhdoni hani mut si gjithmone o shpellkare e cecene te salihut qe per ju duhet nje shurrtore e madhe ne vicidol e rrethuar me kioska qe ju te beni qef.

      1. Mirembajtja NUK eshte investim.

        Amerika I ka kompanite e mirembajtjes kompani shteterore, dhe per investime bejne tendera te hapur.

        NUK falin rruge neper kompani, sepse rruget jane prone federal, dmth, prone publike.

        Ketu dhurojne rruget per 30 vjet.

        ere mut mban.

  4. MONSTRA

    Do tia japin nje familje qe te shfrytezoje gjithe shqiptaret, QYL duke te marre dividend.

    Dividenti, I takon gjithe shqiptareve.

    Kjo prone publike eshte NGA BREZAT QE nuk jetojne me, dhe ky pis, e fal.

    Ede ju majmune
    Rilindas qe votoni, do paguani kete familje.

    Perse MOS JETE PRONAR QYTETI I TIRANES DHE I DURRESIT, por nje OLIGARK???

  5. Ketyre gjytyrymeve qe mbrojne rruget me pagese, hidhu nje stadium me 40 mije vende,, edhe nje kothere, se e meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *