• |
ide | kryesore

Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Kurti i prerë: Vendim i panegociueshëm!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura, dhe i tillë është edhe ai për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Kurti ka deklaruar se rregulloret dhe vendimet e BQK-së janë plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë të mërkurën pasi ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Podujevë, ku nga gazetarët është pyetur në lidhje me kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrje të ekzekutimit të rregullores së BQK-së, sipas të cilës nga 1 shkurti në Kosovë të gjitha pagesat duhet të bëhen në euro dhe se kjo çështje është e panegociueshme.

“Vendimet BQK-së janë të pavarura dhe BQK-ja është institucion i pavarur. Rregulloret që ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Unë besoj se duhet ta lëmë të qetë BQK-në dhe Guvernatorin Ahmet Ismailin që ta bëjë punën e tij, ashtu siç e ka fituar besimin në Kuvendin e Republikës tonë”.

“Ai po bën punë shumë të mirë dhe ka shpjeguar qartë e saktë se në Kosovë e vetmja valutë e shkëmbimit dhe shit-blerjes është euroja. Ne nuk dëshirojmë që të ndëshkojmë askënd, por vetëm të sjellim ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe rregullsi edhe në veriun e Kosovës dhe gjithandej ku ka serbë në Kosovë”, është shprehur kreu i ekzekutivit kosovar.

Ai tutje është shprehur se me masat e ndërmarra nga Qeveria, shumica dërrmuese e qytetarëve serbë në Kosovë kanë xhirollogari bankare të hapura në bankat e Kosovës. E sipas tij edhe nëse nuk e kanë, edhe hapjen e një xhirollogarie por edhe mirëmbajtjen e saj do ta kenë falas.

“Pra, në katër komunat në veri të Kosovës janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare, ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga Bashkimi Evropian”.

“Ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lekë të Shqipërisë apo një valutë të re Dardan të Kosovës, por euron, euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në Republikën e Koosvës nuk është një çështje e negociueshme”, ka theksuar Kurti.



8 Comments

  1. Perse i panegociushem, apose ta tha ambasadori USA dhe lideret e tjere qe te çliruan dhe te mbajne akoma gjalle. Kurti ky fare sherrxhiu kujton se po ben presion..qesharak

    1. O “i paemer” i otes 16.22, qe metsh i paemer, dmth tu shofte emri. Albin Kurti po nderton nje shtet model shqiptar. Per here te pare nje udheheqes i zgjuar e i guximshem ne vendim marrje.

      1. I thashe sat motre por nuk ma tha emrin e qarte prandaj nuk e shkruj mo..
        Duhet te them qe ti dhe ky idioti sherrxhi e keni kuptu mire shtetin, sidomos ate modern pa breke ne bythe, me pordhe dhe komplekse inferioriteti.
        Sipas jush shteti eshte ai qe behet me leket e te tjereve, ushtria mbahet dhe furnizohet me leket e te tjereve, nacionalizmi behet ideologji se mbrohet nga te tjeret , ndryshe jeta e qytetareve vihet ne rrezik dhe nxiten sherre se na mbrojne te tjeret.
        Nderkohe kriza dhe morracakeria e qytetareve nuk tregohen se vazhdojme duke shit pordhe. Turma injorantesh vazhdojne te shesin letra verdalle..
        Miljarda euro bllokokohen per teka, se heret e vone do bejne ashtu si i thone por sherri duhet qe ky idioti te bjere ne sy e tu mbushe mendjen ca idioteve si ti qe jane shume te afte..

    2. O “i paemer” i otes 16.22, qe metsh i paemer, dmth tu shofte emri. Albin Kurti po nderton nje shtet model shqiptar. Per here te pare nje udheheqes i zgjuar e i guximshem ne vendim marrje. Ai nuk ka mbaruar shkollen per mesues vizatimi.

  2. po flet kari si aleati i vett strategji si zelenski

    o rrote kari
    PROBLEMI I KOSOVES NUK ESHTE SERBIA POR QE JENI KOLONI KARLEPIRESE AMERIKONE

  3. Kurt karavastaja do ti lepije si gjithmone budalleqet qe leshon.
    Kosova jeton nga te tjeret dhe Kurti eshte nje dordolec.
    Ne fund Ata vendosin.
    Liria nuk eshte e lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *