• |
ide | kryesore

Bruksel/ Përshkallëzohet protesta e fermerëve, kaos dhe përplasje përpara Parlamentit Europian

Lajme, Planet



Situata është përshkallëzuar në Bruksel, ku fermerët janë mbledhur përpara Parlamentit Europian. Edhe pse protestat e fermerëve nuk janë në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas informacioneve, një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku do të zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit janë kryesisht nga Belgjika. Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edhe për përleshje me policinë. Ndërkohë, ditën e djeshme, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve.

Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e së mërkurës, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit. Gjithsej 91 persona u arrestuan në orët e vona të pasdites pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmëve të shkaktuara.

Ndihma e shpallur dje nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Europian e importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqi fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *