• |
ide | kryesore

“I dha Metës dosjen e inceneratorëve”/ Ahmetaj: U trillua nga Veliaj dhe Balluku

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ahmetaj



Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për prishjen me Ramën. Ai akuzon Veliajn dhe Ballukun se ngritën teorinë që ai kishte shitur dosjen e inceneratorëve.

“Unë kam pasur disa herë përplasje me kryeministrin. Disa herë personale, disa herë profesionale, por deri në ruajtje të kufijve. Teoria e konspiracionit që kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, por nuk besoj se Edi Rama e ka besuar. E ka besuar Lefter Koka, por jo Rama. Ai e ka përdorur këtë për t’i vënë tapë kësaj gjëje. Kjo u përdor si justifikim për t’u gjetur koka e turkut. Edhe pse nuk kisha firmosur unë isha mik me Mirel Mërtirin. Ndaj duhej gjetur një person si unë” – tha Ahmetaj për Syri Tv.

Më pas foli edhe për lidhjet me Mirel Mërtirin.

“Po. E kam njohur Mirel Mërtirin. Kur e kam njohur nga afër i kishte filluar punët. Le të verifikohet kur i kishte filluar punët në Fier. Ai kishte filluar punë. Se u hap një SMS kafeje me Baftjar Zeqon. Nuk kam pasur nevojë. Jo dhe jo. Nuk kam negociuar me askënd. Ata kryebashkiakë mund të jenë pyetur dhe kanë dhënë përgjigjet e tyre. Doni të dini si e ka fituar Fierin? Pyesni Baftjarin.

A ka përfituar Mirel Mërtiri tendera për shkak të njohjes sime? Kurrë! Klodian Zoton e kam njohur në distancë ndërsa Mirel Mërtirin e kam pasur mik. Flitet që më ka paguar hotelet. Po, por nuk thuhet që unë ia kam kthyer sepse unë kisha arsyet e mia që të mos vija emrin tim për të mos krijuar probleme me familjen time.

Bubrron një grup i drejtuar nga qendra e Tiranës. Nga dy qendra në fakt. Shkojnë në ambasada dhe thonë se ka qenë ide e tij ajo e inceneratorëve. Nuk është e vërtetë. Unë nuk e njoh fushën e trajtimit të mbetjeve. Po dhe ta zëmë se e kisha unë idenë, a mbaj unë përgjegjësi për këtë? Do t’i them edhe emrat e këtyre “dy qendrave” se nuk e kam problem.

Pse duhet të paguante kompania e ITS e inceneratorëve për bashkëshorten time? Nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë 27 milionë lekë të vjetra. Ishte për një riparim të pllakave dhe tubave të ujit në një pronë që kishte ish-bashkëshortja ime. Ajo kontraktoi një kompani që merrej me këtë” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Fjale fjale eeeeeeeeeeeeeee por asnje dokumunt nuk del as nga beni dixhital i salihut dhe kjo olaaaaaaaaaaa qe ka perfituar goxha para nga beni dixhital i salihut, Benisherbim i fundit ne prag te ngordhjes se serbit salih.Trego Beni dixhitali i salihut sa miliona euro i paguan syrit tv

    1. O debil, kete ke shkruar ne te gjithe artikujt. Jeni të mbaruar fare, po fare. Edhe fantazia ju ka lene, por keshtu eshte kur jeni me 4 klase shkolle si Veliaj dhe piktori…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *