• |
ide | kryesore

Zuckerberg u kërkon falje familjeve të dëmtuara nga rrjetet sociale

Paparazzi, Slider



Drejtori Ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg ishte në një takim që u mbajt nga Komisioni Gjyqësor i Senatit Amerikan. Seanca u ndoq nga CEO të kompanive të mëdha të teknologjisë duke përfshirë Meta, TikTok, Snapchat, Discord dhe X.

Ajo synonte të hetonte rritjen alarmante të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në internet dhe efektet e dëmshme të përdorimit të mediave sociale tek të rinjtë që përdorin këto platforma. Drejtorët ekzekutivë u përballën me një shqyrtim dhe pyetje intensive nga senatorët.

 Zuckerberg, u kërkoi falje familjeve të pranishme në seancën dëgjimore të Senatit, duke thënë se i vjen keq për “gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”.

“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar. Askush nuk duhet t’i kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë kaq shumë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në të gjithë industrinë për t’u siguruar që askush nuk duhet të kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja“, ai tha.

Në përgjigje, senatori republikan i Misurit, Josh Hawley, i bëri thirrje Zuckerberg, si miliarder, të “kompensojë” familjet, fëmijët e të cilëve janë prekur nga platformat e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *