• |
ide | kryesore

Raporti/ Si të pasurit u bënë edhe më të pasur pas pandemisë

Arkiva, Lapsi Leaks
raporti



Që nga viti 2020, pesë njerëzit më të pasur në botë: Elon Musk, Bernard Arnault, Jeff Bezos, Larry Ellison dhe Warren Buffett kanë më shumë se dyfishuar pasurinë e tyre. Nga 405 miliardë dollarë ata shkuan në 869 miliardë dollarë, me një rritje prej 14 milionë dollarë në vit. Ndërkohë 5 miliardë njerëz më të varfër e kanë parë gjendjen e tyre në përgjithësi të pandryshuar. Sipas nje raporti te Oxfam, me ritmet aktuale, brenda një dekade mund të kemi trilionerin e parë në historinë e njerëzimit, por do të duhen mbi dy shekuj (230 vjet) për t’i dhënë fund varfërisë.

Kjo është ajo që del nga raporti “Pabarazia: pushteti në shërbim të pakicës”, i Oxfam. “Rritja e pasurisë ekstreme në tre vitet e fundit”, shpjegon Oxfam në studimin vjetor që publikon me rastin e forumit të Davos, “ka qenë i fuqishëm ndërsa varfëria globale mbetet e mbërthyer në nivelet para pandemisë”. Miliarderët sot janë, në terma realë, 3.3 trilionë dollarë më të pasur se në vitin 2020 dhe asetet e tyre janë rritur 3 herë më shpejt se norma e inflacionit.

Rritja e aseteve të miliarderëve reflekton “performancën e jashtëzakonshme” të kompanive që ata kontrollojnë. “2023 është vendosur të mbahet mend si viti më fitimprurës ndonjëherë”, – thekson raporti. Në përgjithësi, 148 nga kompanitë më të mëdha në botë realizuan fitime prej rreth 1.8 trilion dollarë nga qershori 2022 në qershorin 2023, një rritje prej 52.5% në fitime krahasuar me fitimin mesatar në periudhën katërvjeçare 2018-21. Për çdo 100 dollarë fitime të gjeneruara nga 96 nga gjigantët më të mëdhenj globalë, 82 dollarë rrodhën te aksionerët në formën e dividentëve ose kthimit të aksioneve.

Ndërsa kompanitë arritën të mbronin marzhet e tyre të fitimit gjatë fazës më akute të krizës inflacioniste, segmente të mëdha të fuqisë punëtore humbën fuqinë blerëse. Për gati 800 milionë punëtorë të punësuar në 52 vende, pagat nuk kanë mbajtur ritmin e rritjes së çmimeve. Pagat pësuan një rënie në terma realë prej 1500 miliardë dollarësh në periudhën dyvjeçare 2021-2022, një humbje e barabartë me pothuajse një pagë mujore për çdo punëtor.

Në analizën e pabarazive ekonomike, raporti i Oxfam nënvizon se si në vitin 2020 pabarazia ndërkombëtare e të ardhurave regjistroi rritjen më të lartë në baza vjetore që nga viti 1990. Një rritje e përcaktuar kryesisht nga dinamika e të ardhurave në vendet e varfra, të cilat kanë pësuar pasoja më të forta nga pandemia në krahasim me ekonomitë e përparuara. Pasuria globale mbetet e përqendruar në veri të botës, ku jeton vetëm 21% e popullsisë botërore dhe zotëron 69% të pasurisë private neto. Hendeku është gjithashtu i bazuar në gjini: burrat kanë një pasuri që e kalon atë të grave me 105 trilion dollarë.

Për Oxfam, përqendrimi ekstrem i fuqisë ekonomike dhe qiratë e pozicionit favorizojnë akumulimin e pasurive të mëdha për disa: 1% më e pasur në botë zotëron 59% të të gjitha letrave me vlerë financiare. Nëse shikoni shumëkombëshet më të mëdha, 7 nga 10 kanë një CEO miliarder ose miliarder midis aksionerëve të tyre kryesorë. ©LAPSI.al

Paperoni, chi sono i più ricchi del mondo nel 2023 - foto 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *