• |
ide | kryesore

33 autoshkollat e Elbasanit bojkotojnë testimin: Rritja e tarifave, vendim tinzar i ministrisë

Lajme, Të fundit



Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për t’u pajisur me leje drejtimi. Lidhur me këto ndryshime, shoqata e autoshkollave në Elbasan ka dalë në protestë ditën e sotme duke bojkotuar punën, teksa nuk janë paraqitur në provimin e testimit. Kreu i shoqatës, Alim Lulaj e quajti ‘tinëzare’ vendimin e ministrisë për të rritur tarifat e patentës, ndërsa tha se koston do ta paguajnë qytetarët.

Ai shtoi se nga sot një qytetar do të paguajë 15 mijë lekë, të reja, më shumë për t’u pajisur me leje drejtimi, ndaj vendimi i cënon dhe ata pasi në këtë mënyrë qytetarët do të stepen. Në Elbasan operojnë rreth 33 autoshkolla të cilët kanë të njëjtin shqetësim. Taksimi i profesioneve të lira, përfshirë dhe autoshkollat duke filluar nga 1 janari ishte një tjetër çështje e kundërshtuar nga autoshkollat në Elbasan. Drejtuesit paralajmëruan sot se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do ta përshkallëzojnë protestën.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. Në njoftimin e saj, Drejtoria tha se për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *