• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese detyrohet të gënjejë për çështjen “Beleri”

Arkiva
Holta Zaçaj


Mbajtja e Fredi Belerit sa më gjatë në burg është një mision që duhet përmbushur me çdo kusht nga prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, qoftë edhe përmes shpikjes së justifikimeve të paqena. Kësaj radhe ka qenë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj që për të justifikuar detyrën që i është dhënë ka artikuluar publikishit një të pavërtetë.

Kur u pyet nga gazetarët se përse nuk merr një vendim për ankimin e Fredi Belerit, të cilin e ka marrë në shqyrtim që në shtator të vitit të kaluar, Zaçaj është përgjigjur se “Ne nuk kemi filluar ende, po shqyrtojmë akoma çështje të majit. Është duke u përgatitur”.

Por për ta shoqëruar përgjigjen me një arsyetim, ka shtuar se “Nuk ka ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët në proces. Kur relatori i çështjes të jetë gati, do të mbahet seanca”.

Pohimi i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj se nuk ka një kërkesë për përshpejtim të vendimit nuk është i vërtetë. Lapsi.al është njohur me një kërkesë të banorëve të Himarës që është depozituar në Gjykatën Kushtetuese disa muaj më parë. Banorët kërkojnë kthimin në normalitet në bashkinë e tyre, njësoj siç ka ndodhur në të gjitha bashkitë e tjera pas zgjedhjeve vendore gjë që duhet të ndodhë sa më parë që gjykata të marrë një vendim.

“Ne që po ju drejtohemi me këtë kërkesë jemi 197 banorë të Bashkisë Himarë. Pranë jush, që prej muajti tetor është duke u gjykuar masa e sigurimit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Beleri dhe deri tani nuk ka datë për gjykimin e saj.

Lexo edhe: Dëshmitë audio të shefit të komisariatit dhe të infiltruarit të policisë që futën në kurth Belerin

Lexo edhe: Çështja Beleri/ Greqia ngrin negociatat e Shqipërisë

Lexo edhe: Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin

Ne jo vetëm si votues të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, por kryesisht si banorë të Bashkisë Himarë, paraqesim interesin tonë për zhvillimin sa më të shpejtë të gjykimit të çështjes së tij, për të vendosur në vend një padrejtësi që na është bërë si komunitet, duke u arrestuar kandidati i mbështetur prej nesh, dy ditë para zgjedhjeve, me qëllim që të na bënin presion të mos e votonim. Është e domosdoshme të kthehet në normalitet edhe kjo Bashki, si çdo bashki tjetër ku u zhvilluan zgjedhjet vendore.

Mund të themi me bindje të gjithë, që Bashkia Himarë, është simboli i bashkëekzistencës sot po përgojohet, dhe po tentohet të vihet në rrezik nga pseudo-patriotë, në qeveri apo jashtë saj. Zgjatja e gjendjes së pasigurisë së qeverisjes vendore që po ndodh po e shton këtë rrezik” thuhet në letrën e banorëve të Himarës siç shihet më poshtë.

Ankimi i Fredi Belerit synon “shfuqizimin si të papajtueshëm më Kushtetutën”, të një serie vendimesh të gjykatave qw nuk e kanw lejuar tw betohet. Bëhet fjalë për vendimin e parë të Gjykatës së Posaçme, atë të Apelit si dhe vendimin e Gjykatës së Lartë.

Arrestimi i tij ndodhi nw 12 Maj, dy ditw para zgjedhjeve lokale. Burgosja e Belerit u parapri nga sulme tw forta nga kryeministri Rama në fushatë, ku ai paralajmëroi se do të merrej personalisht me kandidatin e PBDNJ-së në Himarë. Për të çuar para porosinë e Ramës u angazhuan forcat operacionale të policisë, prokuroria dhe gjykata e Vlorës dhe mw vonw SPAK dhe GJKKO që e mbajtwn nw burg kandidatin e opozitws, edhe pse i infiltruari pranoi se ishte paguar nga policia për të përgjuar Belerin.

Kjo deklaratë e Holta Zaçajt sot tregon se edhe Gjykata Kushtetuese është shtuar rreshtit tw gjatë të institucioneve të drejtësisë që janë ulur në gjunjë para pushtetit të kryeministrit Rama./Lapsi.al


33 Comments

    1. Ata nuk jan pale ne proces
      Po ashtu i intereson Lapsit.
      Qe te bej nje artikull. Per te mbajt me gajret, idiotet e dobishem.
      Fundja se mos marin vesh idiotet.

      1. ik mer kar, jane direkt pale sepse u mungon kryetari i zgjedhur. jane pale dhe jane direkt te prekur nga procesi. apo ci qi temen tja marrim edhe i her ne goje fuges

  1. Ti moj Shoqja Kryetare je bere si ato Kryetarkat ke Filmi Kapedani doni ta mbroni me fanatizem Komunist Regjimin e shokut Edvin Kristaq Ramutit nuk mbulohet Muti me Shurre me veprimet qe po merrni per shume çeshtje keshtu doni te justifikoni karriken qe ju vendosi Borati Rilindas.
    Pjesa dermuese e Gjykates Antikushtetuese jeni super Komuniste te shitur te blere e te dhjere tjuvij zorr nga vetja po qe se e konsideroni veten njerez te Drejtesise per te dhene drejtesi.

  2. Nese e keni ven re keto ditet e fundit.
    Foltorja ne fokusin e saj ka pas drejtesin e re. Qe o sa te keqij jan keta te rinjt ne drejtesi. Se i ka kap shteti. Te pa afte. Te korruptuar, e tje….

    Po mire, lindin disa pyetje.

    Si nuk thone gje nderkombetaret per keta qent e drejtesis se re?
    Perkundrazi u thone vazhdoni se jeni ne rrugen e duhur.

    Si mund foltoria. Ta hedh posht kete drejtesi, qe ata thone qe nuk ben?
    E para. Qe te bej nje reform te re.
    Duhet te maresh pushtetin.

    E dyta. Edhe po te maresh pushtetin. Duhet te kesh 84 vota. (dicka e pa mundur).
    Po edhe sikur te cmeden socialistet dhe ti bashkohen ideve te PD per nje reform tjeter.
    Duhet me patjeter te pyesesh perndimin.
    Po edhe nese nuk pyet fare e nuk do tia dish per perendimin.
    Te nesermen mbas votimit te nje reforme alla shqiptare. Pa konsensusin e perëndimit. E ka vleren zero. Nuk ta njeh askush.

    Keshtu o njerez… Ju besoni ca te doni. Po nje gje eshte e sigurt e nuk e luan topi.
    DREJETSIA E RE. nuk ka fuqi qe ta leviz e ta ndryshoj.
    Vetem po Vetem…. Nese kthehmi ne 1945. Dhe bejm si duam vet e ecim me forcat tona.

    1. shoku kaq te veshtir e ke ta kuptosh pse foltorja sulmon SPAK? me vertet nuk e kupton ku eshte problemi i flotores me drejtesin? Foltorja gjoja u krijua te bente nje opozit te vertet, po doli qe misioni i saj i vertet paska qen te mbroj Berishen e familje dhe gjen e vjedhur te tyre. Kaq e thjesht eshte, si tha Ahmetaj “follow the money of the boss”.

  3. Ore Bole Gazetar !

    A ke kontrolluar gjekundi nqs letra e ketyre “banoreve te Himares” i ploteson kushtet pet t’u konsideruar “kërkesë për përshpejtim nga palët në proces” ?

    Jo per gje po perpara se te pretendosh qe kryetarja e Gjykates se larte genjen, duhet t’i argumentosh minimalisht akuzat e tua.

    Perndryshe je thjesht nje Bole me shume,
    Kontribues ne idiotizimin e kauzes opozitare

    1. biles biles duhet kontrolluar a jan vertet banor te Himares, apo jan ish banor qe i sjellin me autobusa per te ber keto gjera. nejse, sbesoj se ka me dyshime qe lapsi merr financime nga greket. Tashme eshte e qart ne dit te djellit. As Saliu nuk i ka ber kaq mbrojtje sa i ka ber lapsi ketij terroristi vrases. Turpi do u ngelet perjetesisht juve dhe atyre qe e vun per kandidat. U qin me grekun per inat te Rames, tradhetuan shqiptaret per inat te Rames dhe me shpres se do i hiqnin njollen udheheqesit ata te lobit grek. Historia ka per tu gjykuar drejt per kete tradheti ber interesat e ngushta personale te nje non-grate.

      1. Po kjo Zaçaj dha një shpjegim për marrëveshjen me Melonin që të mek….
        “Autoriteti i shtetit shqiptar nuk vihet në diskutim por çështja ka të bëjë me autoritetin e shtetit italian në Europë “….
        Sa për dijeni të asaj Zaçaj, ne nuk jemi më në Impero të Mussolinit, lufta italo -greke dhe lufta e dytë botërore kanë mbaruar shumë kohë më parë.
        Kjo vete kështu :
        Vjedhim pronën e himarjotëve se gjasme janë grekë dhe i kërkojmë Melonit të na mbështesë se po na bie në qafë greku..kjo është logjika laksative e Ed kambales.
        Meloni simpatike t’a shohësh nga lart poshtë,kurse nga poshtë lart si “gjyshin”e saj politik ende nuk e kemi parë ,po dera ua heq ama.
        Kurse Edi,na ka njoftuar herët që do jetë kurbani,po se i kujt nuk e ka thënë…

      2. Himara Autonome
        Nuk ka ndonje rrendesi te madhe Zocka e gjikates kushtetuse
        Nje shtet i ngritur mbi genjeshtra
        Ka nje popullgenjeshtar nje shtet genjeshtar nje parlament genjeshtar dhe nje qeveri genjeshtare
        Nuk esht e habiteshme Evropa dhe Bota zbesojne azgje shqipetare
        Se e dine we cdo gje esht e genjeshter
        Prandaj shqiperia sa vete dhe po shkaterohet
        Ekonomiashqipetare esht fundi i ekonomive te evropes
        Fuqia puntore po aratiset nga shqiperi martesat dhe lindjet jane falimentim
        Prezent ndodhen pesjonistet dhe ata we skane mundesi te dalin
        Pra ne shqiperi mbizoterojne pensjoniste Oligrket parlamenti dhe farefisnia e tire populli shqipetar ka mare aratine per mos u kthier me
        Pra kejo esht axhente e politikes 100 vjecare e shqiperise

    2. Ne nuk shkruajm. Per ata qe i kuptojn se si funksiinojn gjerat.

      Ne shkruajm per te paditurit, per ata qe i marin te mirqena. Ato qe shkruajm ne.
      Ne jemi Lapsi. al.
      Na besoni.

    3. Ore dhe une kame bere nje kerkese ta lene ne burg bejlerin. Me duket paska aprovuar lerkesen time.

      Ore ky eshte peticion nuk eshte kerkese nga palet. Hajde gazetar hajde. Ky eshte lajm

    4. Une – a nuk e di qe gazetaret e Lapsit jane studente stazhiere te gazetarise qe Bushati i merr ne pune ne baze te nivelit te idiotesise dhe te urrejtjes kunder Rames. Mos prit qe te kene argumente. Si kone te vogla ata shkruajne cfare u thote padron Bushati.

  4. Ku i gjeni keta gazetar?
    Qe shkruajn keto idiotsi.
    Ju lutem vini emerin te cdo gazetari, qe shkruan te portali juaj.
    Ca eshte kjo!!!
    Shkrim pa autor….
    Ndonje dite do na thoni. Qe ua ben shkrimet INTELIGJENCA ARTIFICIALE.

      1. Se un jam komentues i thjesht.
        E mund te shkruaj cfar do budalliku te me thote mendja.
        E nuk mi mer njeri per baz.

        Ti nese je dakort. Qe nje portal, mund te shkruaj dicka. Pa autor.
        Ok. Un nuk diskutoj me.

  5. Mua personalisht me ben pershtypje fakti qe nje 48 vjecare eshte kryetare e gjykates kushtatuese.
    Nje post i tille ne gjithe boten mbahet nga njerez me integritet, te urte dhe me shume eksperience.
    Ky eshte pushteti qe mban vendin ne kembe.
    Me ngjan shume me nje minister arsimi njezet e ca vjec.

    1. Ajo kryetare bashkë me ato gocat anëtare janë goca partizone kështu që do t’i binden kumandarit!!.
      Bëhen GjK me goca partizone? Dikur po por tani?
      Epo prapë erdhëm në atë kohë!!!

    2. Jemi rrace e perzgjedhur.
      Kemi pandin nikon leontjevin sashenken buçen vjelliun moterqiun duçken dhe kuçken…

    3. Ti mire e ke o Socialist,

      Po puna eshte qe Shqiperia nuk ka 100 vjet histori demokracie, me institucione te konsoliduara e sistem drejtesie te afte te vetpastrohet.

      Do s’do, me keta qe ngelen nga spastriment e reformes se fundit do ti besh institucionet !
      Zgjidhje tjeter nuk ke

  6. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, pohoi se të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme.
    Në fakt i paimagjinueshëm ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pretendonte se mund të detyrojë deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë siç propozon Gjykata Kushtetuese.
    Deputeti nuk mund të detyrohet nga askush për të votuar në një mënyrë apo në një tjetër. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e di këtë, por arrin të thotë gjithçka, vetëm që ministres investitore strategjike të mos ti hiqet mandati.
    Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim kërkesën e ligjshme dhe kushtetuese të 1/5 të deputetëve për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës. Me një vendim absurd dhe të pakthyeshëm, kjo Gjykatë i dha maxhorancës të drejtën eskluzive, në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve.

  7. Lapsi eshte media e non-grates. Sipas lapsit te gjithe genjejne, te gjithe vjedhin, vetem non-grata eshte shenjtor.

    Non-grata eshte butak politik, bolja e djathte e ramizit qe vegjeton neper balten dhe llumin e politikes akoma dhe sot.

    1. I paemër 05/02/2024 te 18:18: mos haro qe non graten dhe familjen Bushati i lidhim idealet komuniste ruse. Te dy jane te bashkuar per te luftuar deri ne fund imperializmin Anglo-Amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *