• |
ide | kryesore

Çështja Beleri/ Greqia ngrin negociatat e Shqipërisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
beleri negociatat be



Greqia ka ngrirë hapjen e kapitujve të parë të negociatave Be-Shqipëri për shkak të çështjes Beleri. Ndërsa përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare duhet të nënshkruanin një letër për fillimin e procesit, Athina zyrtare ka refuzuar të bëkë këtë, njofton gazeta e madhe greke Kathimerini.

“Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, një gjë e tillë u bë e pamundur për Shqipërinë” thuhet në artikullin e gazetarit Vasilis Nedos.

“Përtej efektit që ka qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës për çështjen Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare, ky qëndrim krijon një ingranazh të ndryshëm për çiftin e dy kandidatëve të Ballkanit perendimor drejt anëtarësimit në BE.

Lexo më tej:

Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin 

Kujtojmë se fatet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave” vazhdon artikulli. E përditshmja konservatore greke tregon edhe ce cilët ishin kapitujt që do të hapte vendi ynë nëse qeveria Mitsotakis nuk do ta kishte ndalur këtë proces. “Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:

Së pari, gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

Së dyti, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Së treti, prokurimin publik.

Së katërti, statistikat.

Dhe së pesti, kontrollin financiar”.

Frankfurter Allgemeine Zeitung shpjegon përplasjen Tiranë Athinë 

Kathimerini nuk harron të theksojë se procesi Beleri, ndonëse nuk përmendej nominalisht, zuri vend edhe në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian. “Greqia mban qëndrime aspak ekstreme, por me respekt të plotë për mjetet që ka çdo vend anëtar i BE-së. Ajo ka mundësinë, edhe në këtë rast, t’i përdorë mjetet që ka në dorë” shkruhet më tejë në artikull ku gjithashtu lihet një dritë jeshile. “Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana jep shenja se ka vend për diskutim dhe nuk demostron shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë”.

Gjatë samitit të fundit BE -Ballkani Perendimor në Tiranë kryeministri grek Mitsotakis paralajmëroi se vendi i tij mund të vinte veton për hapjen e kapitujve të negociatave mes Brukselit dhe Shqipërisë. Ky ka qenë qëndrimi i pandryshueshëm i Athinës që kur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar bashkëpunëtorit të policisë, Arsen Rama, 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. I ndodhur përballë këtyre kërcënimeve kryeministri Rama ka bërë indiferentin. Madje i pyetur në Real Story nëse mund të pengoheshin negociatat ai u përgjigj me ironi: “Po u penguan për Belerin nami u bëftë”.

Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin 

Gazeta Kathimerini rrëfen se Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që zotit Beleri t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare.

Më 22 nëntor do të zhvillohet mbledhja e radhës e gjykatës antikorrupsion, ku Beleri po gjykohet, por ndërkohë pritet të caktohet një seancë e re për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin. Është vendosur që të mblidhet sërish gjykata speciale (GJKKO), e cila u caktua nga Gjykata e Lartë Shqiptare si kompetente për të vendosur nëse Beleris do të lirohet nga burgu sa për të bërë betimin apo jo.

Hera e fundit që gjykatat shqiptare refuzuan një kërkesë të tillë ishte më 26 qershor, ndërkohë që kërkesat e shumta të avokatëve të z. Beleris për kryerjen e betimit u refuzuan nga autoritetet shqiptare.

Përgatiti Lapsi.al



23 Comments

  1. I plasi kari ramës!

    Rama ka qe me tre ligjet e qarkut të fierit ne 2009 qe saboton rrugën në BE.

    Çe do rama BE?! Atje stë lë njeri me vjedh si barbon, rama është një nul në europë, ama në shqipëri është kllouni numër një i cirkut !

    Dhe populli kurvë që e voton

    1. Po mos kerce me presh ne b_ _ _ o i paymer.
      Ky eshte vetem nje shkrim i nje gazete ne greqi qe eshte bere si portalet tona.
      Mos reago para se te dali nje pozicion zyrtar i Greqise.
      Greqia do ta nenshkruaje sic e bene 27 vendet e tjera.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        o kar është realiteti, por ti idiot nuk e sheh, aq sa sheh çmimet e dyfishuara dhe rogat e 0,3 fishuara në këto 10 vjetr.

        1. Leje mos e ngatërro me shumëzime me presje ! Jane analfabete funksionalë!
          0.3 ai e do kujtoje qe jane 3 fishu!

          Thuaja shkoqur qe 0.3 eshte 30% e rroges jo trefishi

          Po sikur mos te dine as perqindjen???

          Qija robt maksit

    2. O sa qejf. Fitore, fitore. Fitore Bebin!
      – Për shëndetin tonë dhe të bukurave signorina!
      Shqipëria nuk do të pranohet në Europë.
      Ku do vejë Ramuti tani?
      Hë Ramut, Ramut.
      Po talleshe me Berishën “non grata”.
      Po ti nga do tja mbash tani?

      1. I pa emër 18:19 e luani . Ju Berishën se keni votu asnjëherë kështu që do votoni prapë një të majtë siç jeni dhe ju. Berisha i ka votat e tija dhe pse një pjesë e madhe e tyre janë larguar nga politika antishqiptare e Ramës dhe një pjesë nuk i lënë shokët e tij të bandave kriminale.

    1. po pra kete te zez do rama po ne dhe ti sebashku e hajme. Apo mos rrugatesh ne Greqi dhe ske nevoj ti….malok….

  2. Kush eshte ai koqe qe mendon se palles se gjate i rruhet per integrimin ne BE. As mos i genjej mendja ndonjerit. Integrimi ka kritere dhe regorma te wenesishme, mos flasim per standartet pastaj. Fondet e BE nuk i do i sekti se kontrollohen dhe nuk vidhen kollaj si taksat e shqipetarve. Mos i besoni kur flasin rilindasit per integrimin e Shqiperise dhe bejne takime pompoze. Jane hi syve per budallenjte e brendshem. Ne shqiperi ngado ti hesh syte shef vetem mizerje e geto dhe askush nuk nge zerin se nuk i ben më pershtypje se jane mesuar me kete standart.

  3. Doli e verteta e skenarit te belerit.Ska mundesi thashe une,qe rama te dali kunder greqise! Por sot u qartesova.Qe skenarin beleri , rama ka zbatuar planin e brukselit,per te penguar ne infinit antaresimin e ballkanit perendimor ne BE.Po te ndjekesh me kujdes gjithe pengesat qe u jane krijuar shqiperise dhe maqedonise e kupton saktesishte skenarin e plote,qe BE ka ndjekur per te bllokuar keto vende ti bashkangjiten BE. Eshte sa naive aq dhe qesharake qe dy vende qe mbahen nga parate e brukselit dhe jane te falimentuara nese brukseli i bllokon financimin e tyre ,te kene fuqi te dalin kundra gjermanise dhe frances,financuesit kryesore te parave te brukselit.Ashtu si bullgarine e urdheroi brukseli te bllokonte maqedonine,qe nenkuptonte edhe bllokimin e shqiperise,sot brukseli me kukullen e tij kryeministrin e pamoral rama,qe kurre ska qene kryeministri i shqiptareve ,por i punesuari i brukselit ne shqiperi,per te masakruar shqiperine dhe shqiptaret dhe per ti mbajtur ne nivelin me te ulet dhe te korruptuar politiko-ekonomiko-financiar-jurudik dhe ligjor,qe ti perdori si preteks te parametrave te nivelit te BE ,per te justifikuar mospranimin e ketyre vendeve te ballkanit perendimor ne BE. Arestimi i dritan rexhepit ku mediat e vendeve trafikante te kokaines ku vepronte ky dritani hapur akuzojne qeverine shqiptare si bashkepuntore te dritanit.Brukseli mban financimin e buxhetit shqiptare dhe per ti hequr nje barre te ketij finabcimi ka lejuar ramen dhe qeverine e tij te siguroje financimin e buxhetit te shqiperise edhe me aktivitetin e te ardhurave nga droga.Pra kjo eshte arsyeja qe shume sylesh thone ,qe si ka mundessi qe brukseli perkrah me force nje te korruptuar drogmen si kryeministri rama.E perkrah,se rama i ka heq brukselit telashet edhe te shqiperise,qe do i kish financiarishte sic ben me greqin,bullgarine edhe me shqiperine.Prandaj brukseli i ka dhene fuqi rames te vrasi ,drogoi,shpopulloi,masakroi shqiptaret dhe te gjitha pushtetet kushtetuese ti perdori si leter higjenike dhe fshin mendern me presidentin,nikollen,shikun.policine,drejtesine dhe te gjitha istitucionet shqiptare,qe i konsideron si skllever te tije.Kot ziheni o shqiptare per belerin.Beleri do ri ne burg aq sa i duhen iteresave te brukselit, greqise se miqotaqit dhe karamalisrames.

  4. Rama si trashëgimtar i kupolës komuniste as se ka dash as e do integrimin. Është diktator dhe si tillë nuk do ligjet e rregullat Europiane. Që në fillimet e tij kur i kthye ai po zbaton planin Aliaj që do t’u marrim pushtetin prapë dhe në të bëhemi të pasur gjë është tashmë realitet. Dhe 97 përse i bë?? Pikërisht për këtë qëllim dhe ishte fillimi. Pra t’a kthenin Shqipërisë si Rusia që ka një Putin president të përhershëm dhe oligarkinë që ka gjithë pasurinë në duar. Prandaj se do Rama Europën!!

    1. Ha, ha, ha. Rama si trashëgimtar.
      Ndërsa nga krahu tjetër duhet të jetë Xeni trashëgimtar.
      Sepse Rama shkon të paktën dy herë në vit e falet para veprave të Kristaqit.
      Para monumentit Nënë Shqipëri dhe atij të Pavarësisë.
      Ëë , po. Falet dhe Berisha para veprave të Kristaqit.
      Dhe do të falen gjithë shqiptarët edhe pas 100 viteve. Edhe pas 1000 viteve.
      Emri i Berishës do harrohet, edhe i Enverit do harrohet, edhe i Edit.
      Emri i Kristaqit nuk do të harrohet. Kur të falen shqiptarët para këtyre monumenteve, do pyesin.
      Ore kush e ka bërë këtë?
      Po lexoje, ja ku e ke.
      – Kristaq Rama. Eu, njeri i madh.
      Ndërsa Emigranti, emigrant do mbetet.

  5. na lini te flasim dhe ne tironsit e pas 90 se nuk jemi kafshe, vertete kem ardhur nga fshatrat e gryka e gerxhet por dime te lidhim dy fjale opinione kto tridhjet vjet emigrimi ne kryeqytet,.greqia eshte vendi me i marum i komunitetit europian gjermania i lau borxhin ,dhe per rrjedhoje si pjerdh kush,……

  6. Burgoset Beleri nga ky pusht-shtet (Ko)Doshesh me akuzen “per blerje votash” eshte fiks ajo shprehja : Hajduti bertet “kapeni hajdutin”!

  7. Qe non grata ka vetem hallin e tij dhe pasurive të familjes së tij, këtë e mori vesh e gjithë bota në këto dy javë ku si nje frikacak i fshihet drejtësisë.

    Kush është i pafajshëm, nuk ka frikë por përballet me drejtësinë.

    E turpshme që njësoj si terroristët që përdorin civilët për të fshehur kokën, Non Grata, përdor demokratët për hallin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *