• |
ide | kryesore

Megaoperacion në Ekuador e Spanjë kundër mafies shqiptare, kapen mbi 2 tonë drogě

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një megaoperacion kundër mafies shqiptare është zhvilluar në Ekudor dhe Spanjë, ku raportohet se deri tani janë arrestuar rreth 30 persona.

El Universo shkruan se personat e arrestuar kishin lidhje me një organizatë kriminale të trafikut të drogës të drejtuar nga shqiptari Dritan.G.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë në kuadër të operacioneve “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”.

Në Ekuador u ndërhy në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha dhe Azuay, ndërsa në Spanjë në Barcelona, Málaga, Marbella and Valencia. Në total janë arrestuar 30 persona, 12 prej të cilëve në Spanjë. Të arrestuarit janë ekuadorianë, spanjollë, argjentinas, kolumbianë dhe kinezë.

HETIMET

Sipas hetimeve, shqiptari Dritan G. ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi deri në koordinimin e shitjes në Evropë.

Për këtë, organizata pati bashkëpunimin e disa personave që ndihmuan në koordinimin e transportit deri në kufirin me Ekuadorin, konkretisht në provincën e Carchi.

Prej aty mendohet se ngarkesa e paligjshme vazhdoi rrugën e saj në rrugë tokësore për në qendrat e saj të operimit në provincat e Cotopaxi, Los Ríos dhe Guayas, ku u grumbulluan sasi të mëdha substancash të paligjshme.

Sipas hetimeve, organizata dërgonte kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.

Policia ka bërë me dije se deri më tani në operacionin Gran Fénix 13 janë sekuestruar :

2 ton 377 kg drogë.

450.000 euro.

10 armë zjarri.

25 automjete.

22 pasuri të sekuestruara.

27 terminale celulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *