• |
ide | kryesore

Gafa e Ahmetajt me kontratën e lobimit, zbulon banesën ku jeton në Zvicër

Lajme, Të fundit



Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka dhënë së fundmi një intervistë ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me aferën inceneratorëve. Së fundmi u zbulua se Ahmetaj ka nënshkruar marrëveshje lobimi në SHBA me një lobist amerikan, i cili do të përfaqësojë interesat e tij dhe të partneres se tij, Erjola Hoxha. Marrëveshja mes tij dhe lobistit amerikan Edward Stewart është nënshkruar në 25 Janar të këtij viti, teksa në të thuhet se lobisti do të ofrojë shërbime për çështjet publike dhe advokaci për Ahmetajn dhe partneren e tij. Në këtë rast, Ahmetaj nuk është treguar i kujdesshëm pasi ka zbuluar edhe vendndodhjen e tij. Në kontratën 150 mijë dollarë që ai ka firmosur me lobistin amerikan, ka zbuluar edhe vendin ku po jeton aktualisht.

Në kontratë shkruhet se Ahmetaj jeton në “Viale Stefano Franscini 11 6900 Lugano, Switzerland”. Ish-numri dy i qeverisë jeton në Zvicër, më konkretisht në Lugano, ndonëse është në kërkim.

 



7 Comments

  1. Me mire do ishte qe ata 150 mije dollare ti kishte shpenzuar per te pasur kujdes nga

    “cunat problematike” qe mos te shkoje “ne te semes” cic e tha vete ne interviste.

    1. fatkeqesisht duhet te kete denim te formes se prere nga gjykata qe Spak te mund ti beje kerkese interpolit

  2. Nuk ka vene adresen e sakte, rrini te qete. Pastaj nuk me duket se eshte duke e kerkuar kush qe ta kape, keta thjeshtpo luajne teatrin e rradhes

  3. mafja veperon dhe te paralejmeron me kode , fatkeqsishte vendi me drejtohet nga nje bande e kur kapot e bandes prishen ne pazar lufta brenda llojit behet dhe me e ashper .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *