• |
ide | kryesore

Sonte pritet përballja e parë Kurti-Vuçiç në Këshill të Sigurimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit për të diskutuar për Kosovën. Kjo ka ardhur pas kërkesës që ka bërë Serbia dhe që është përkrahur edhe nga Rusia, e ku do të diskutohet për ngjarjet e fundit në Kosovë që lidhen edhe me vendimin për ndalimin e dinarit.

Serbia në një letër të 5 shkurtit drejtuar presidentit të Këshillit të Sigurimit kërkoi një takim urgjent për të diskutuar situatën në Kosovë, duke thënë se aktet e njëanshme të Kosovës përfaqësojnë një shkelje të hapur të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 të vitit 1999.

Në takimin e sotëm shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet të japë një përmbledhje mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Në një deklaratë për shtyp të 6 shkurtit, Ziadeh bëri thirrje që çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë kohën e përshtatshme për të lejuar komunikim efektiv dhe komunikim adekuat të komuniteteve, të diskutohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *