• |
ide | kryesore

Kush është “C9”/ Britania i heq pasaportën shqiptarit: Trafikant i rrezikshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit
c9



Një bosi të dyshuar shqiptar të krimit i është hequr shtetësia britanike pasi u akuzua për kontrabandim të qindra emigrantëve nëpërmjet Kanalit Anglez. Babai i 4 fëmijëve i martuar, i njohur vetëm me kodin “C9” për shkak të një urdhri gjykate që mbron identitetin e tij, hyri ilegalisht në Britani nga Shqipëria në vitin 1999. “The Sunday Times” raporton se më pas iu dha një pasaportë britanike.

“C9” është tashmë në të 40-at e tij dhe besohet se ka kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar qindra azilkërkues, shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Ai u akuzua gjithashtu për pastrim parash, shitje droge të klasit A dhe të klasës B dhe armëmbajtje pa leje. Veprimet e tij përfshinin fillimisht fshehjen e njerëzve në pjesën e pasme të kamionëve, por ai raportohet se filloi të transportonte emigrantë edhe përmes varkave të vogla gjatë pandemisë kur lëvizjet e automjeteve u rralluan.

“C9”-ës iu hoq pasaporta britanike në shtator 2020 nga sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel, e cila pretendonte se një gjë e tillë ishte “e favorshme për të mirën publike”. Fëmijët e tij, të cilët kanë lindur në Britani dhe ende jetojnë në vend, apeluan kundër urdhrit në dhjetor.

Por Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) e refuzoi apelin këtë muaj, duke vendosur se ai është një “lehtësues i rëndësishëm kriminal me akses në një sërë bashkëpunëtorësh kriminalë” dhe “ishte i njohur për përdorimin e dhunës”. Sipas të njëjtave burime “C9” ka mbetur i bllokuar në Shqipëri.
“C9” hyri në Britani 25 vjet më parë duke përdorur një emër të rremë dhe sipas “The Times”, më vonë ai kërkoi azil nën një pseudonim të dytë, duke pretenduar se po ikte nga Kosova e shkatërruar nga lufta.

Zyra e Brendshme e refuzoi kërkesën e tij për azil, por mendohet se C9 e fitoi çështjen e tij në apel.
Gruaja e tij lindi fëmijën e tyre të madh, një djalë, në vitin 2000. Më pas çifti pati edhe 3 vajza që tani janë tani 20, 17 dhe 10 vjeç. Ai u bë një shtetas britanik i natyralizuar 7 vjet më vonë. Zyrtarët e imigracionit zbuluan identitetin e vërtetë të “C9” vetëm në vitin 2018 kur nëna e tij aplikoi për vizë për ta vizituar.

Ai u informua se do t’i hiqej pasaporta britanike sepse kishte marrë nënshtetësinë duke “fshehur një fakt”, por kundër tij nuk u ndërmor asnjë masë pasi ai “i dha Home Office një përgjigje të paspecifikuar”. Gjatë seancës dëgjimore, C9 mohoi të ishte një kriminel dhe pretendoi se ai ishte “një punëtor i thjeshtë që largohej nga [shtëpia] në orën 06.00 të mëngjesit dhe kthehet në orën 19:00 dhe që punonte në ndërtim”.

Bosi i dyshuar i krimit krijoi një firmën e tij të ndërtimit në vitin 2019 dhe në të dhënat tatimore të dorëzuara pranë autoriteteve ai raportoi të ardhura mesatare bruto vjetore prej 17,400 £. Por gjyqtarët i panë “të ardhurat e tij modeste shumë të pakta për të përballuar jetesën”, duke pretenduar se ai dukej se kishte akses në para dhe asete të tjera të vlefshme.

Në seancë u raportua se si ai u ndalua nga policia në maj 2020 teksa drejtonte një makinë sportive Bentley Continental GT në Folkestone me vlerë 200 mijë £ dhe mbante 16 mijë £ me dy pasagjerët e tij. “C9” pretendoi se zotëronte automjetin, por më vonë u zbulua se Bentley dhe një Mercedes ishin regjistruar në të vërtetë në emër të një prej bashkëpunëtorëve të tij, i cili nuk kishte patentë drejtimi.

Gjyqtarët përfunduan se “në balancën e gjasave, C9 ishte personalisht përgjegjës” për planifikimin dhe sigurimin e transportit të emigrantëve të paligjshëm. Ata vendosën gjithashtu se ai ishte “kreu i grupit të tij kriminal të veçantë” dhe që “gjeneronte shuma të konsiderueshme parash” nga aktivitetet e tij.

Zyrtarët pretendojnë se operacionet e tij të kontrabandës së njerëzve “shfrytëzonin dobësitë e emigrantëve të paligjshëm, duke rrezikuar jetën e tyre për përfitimet e tij, duke minuar ligjet dhe politikën e imigracionit të Mbretërisë së Bashkuar dhe duke kërcënuar sigurinë kombëtare”. ©Daily Mail, LAPSI.al



3 Comments

  1. Gjithë këtë carcaf ke shkruajtur.
    E kush është ky ?
    Si të ruhemi prej tij kur nuk e dimë kush është ?
    Mbase na e vendosin ne kishte per deputet.
    Apo ishte krijim letrar ,se kur ka vendime gjykatë,pse nuk duhet thëne emri ?
    Turp per portalin qe boton këto palacollëqe.

    1. Po atyre zezakeve, arabeve, Pakistanezeve, indianeve, BangladeshadveKinezeve kriminel kur do ja hiqni nenshtetesine? Ju duhet tu qish rrobte tua besh si Enver Hoxha tu heqedh ambasaden fare nga Shqiperia dhe mos shkelni kurre ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *