• |
ide | kryesore

Berisha-Ramës: Provove të mbash pushtetin me Dumanët e tu të korruptuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha hodhi akuza jo vetëm ndaj Kryeministrit Edi Rama por edhe ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se ne “Dumanët e korruptuar, arrestove liderin e opozitës”.

Reagimi:

“Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke marrë peng Lul Bravën për të kontrolluar opozitën. Të mbeti brava në dorë. Sot opozita është më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke korruptuar shefin e kundërinteligjencës amerikane, McGonigal. Po ku është ai tani? Në burg dhe po të pret me padurim. Edi Rama, drejtësia vonon por nuk të harron.

Provove të mbash pushtetin duke vjedhur logon e PD, duke ndaluar nga tmerri emrin e Sali Berishës nga fleta e votimit. 600 mijë shqiptarë të thanë se nuk ke shans të zhdukësh opozitën.

Je i pashpresë! Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke blerë media me paratë e vjedhura të inceneratorëve. Vetë krahu yt i djathtë, zëvendësi yt të bëri autopsinë dhe dole para shqiptarëve si një kalbësirë që kundërmon anekënd Shqipërisë. 20 shkurti po vjen, priti, priti shqiptarët! Edi Rama, provove të pengosh komisionet hetimore parlamentare për vjedhjet tua të shekullit, për udhëtimet e tua mafioze me avion në dispozicion, për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të tu, por faktove para botës të gjitha akuzat e opozitës si të vërteta dhe se ke ti ke frikë nga hetimi, njëlloj si djalli nga temjani për shkak të krimeve që ke kryer gjatë kohës në pushtet.

Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë. Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit. Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikisht me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë. Kurse ti, u ktheve në genin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusisë. Turp i dheut!



5 Comments

  1. Pse nuk eshte me Rama ne pushtet!!!!!!
    Kur ndodhi??? Kur iku???
    Bravo doktor. E fute Ramen ne vrym te hales.
    Kurse ti vet, si gjithmon gjigand dhe si shqiponje e lire.

  2. Nëse PD nuk e ndryshon veten e saj për t’iu përshtatur modernitetit dhe ligjërimit që kërkojnë shqiptarët. Nëse kjo forcë politike vazhdon të mbetet në krizën e një partie që përsërit fjalimet e 3 dekadave me të njëjtën stil dhe leksik nuk do të jetë kurrë një forcë që do të përthithë nevojat e një Shqipërie që lëngon. Nëse motoja e PD mbetet lufta kundër SPAK atëherë jemi ende në krizë.

  3. Ky e qau drejtesine me Prel Martinin, Genc Gjokutajn, Arjana Thullanin, Gjin Gjonin dhe lukunine e 6 mujoreve dhe juristeve me diploma false.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *